Njësia e përbashkët investiguese me SHBA, Hoxha: Tregues i besimit të partnerëve tanë tek Policia

Ministri i Brendshëm shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Ambasadës së SHBA dhe rolin e tyre në zhvillimin e kapaciteteve të Policisë shqiptare.


Memorandumi “Për sigurimin e shërbimeve investiguese shtesë”, në bazë të të cilit është ngritur “Njësia e Përbashkët e Shërbimeve Investiguese” në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Sigurisë së Ambasadës së SHBA, përshkruan më së miri nivelin e besimit dhe vlerësimit që gëzon Policia jonë, në raport me partnerët amerikanë.

Këtë theksoi ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, në takimin që zhvilloi sot me Kathryn Hammond, zëvendësshefe e Misionit në Detyrë dhe Zyrtare Rajonale e Sigurisë, ku morën pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë Ilir Proda, drejtori i departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati, dhe përfaqësues të Njësisë së Përbashkët hetimore.

Ata bënë një bilanc të përpjekjes së përbashkët kundër disa figurave të krimit e njëherësh vlerësuan rezultatet e arritura.

“Natyrisht puna e Njësisë së Përbashkët Investiguese nuk ka qenë e lehtë, por si çdo barrë tjetër e strukturave policore apo agjencive ligjzbatuese, kur nisesh drejt një objektivi të caktuar, nuk ka pengesë të pakapërcyeshme. Vlerësova punën e deritanishme të Njësisë, e shpreha besimin se ky bashkëpunim do vijë duke u thelluar e konsoliduar në të ardhmen, sidomos sa u përket kundër tentativave për kontrabandë në njerëz e trafiqe të ndryshme”, nënvizoi ministri.

Objektivi kryesor i saj, theksoi Hoxha, është në fushën e mashtrimit me viza, pasaporta dhe forma të tjera të dokumenteve të udhëtimit, por pa lënë jashtë vëmendjes disa figura të tjera krimi, që kanë interes të përbashkët për autoritet tona ligjzbatuese.

Hoxha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Ambasadës së SHBA dhe rolin e tyre në zhvillimin e kapaciteteve të Policisë shqiptare.

“Përfitova nga rasti të falënderoja Ambasadën e SHBA për bashkëpunimin dhe autoritetet shtetërore amerikane për mbështetjen e dhënë dhe gatishmërinë për të kontribuar në rritjen e zhvillimin e kapaciteteve të Policisë Shqiptare, në mënyrë të veçantë, pjesëtarëve të “Njësisë”.

“Kjo mbështetje na rrit besimin dhe na bën më optimistë sidomos në dritën e faktit që Shqipëria tashmë ka hyrë në mënyrë të pakthyeshme në rrugën e integrimit në familjen e madhe evropiane, një rrugëtim për të cilin kemi edhe mbështetjen e pakursyer të aleatëve tanë strategjikë amerikanë. Po punojmë për të ndërtuar një Polici që të jetë në çdo kuptim, Polici e standardeve më të mira e, në këtë vështrim, ndihmesat e dhëna nga partnerët tanë janë të një vlere të pallogaritshme”, tha Hoxha.

(Marrë nga ATSH)

Gonxhja: 25 % e buxhetit shkon për mbrojtje sociale

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se 25 % e buxhetit të shtetit shkon për mbrojtje…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: 25 % e buxhetit shkon për mbrojtje sociale

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se 25 % e buxhetit të shtetit shkon për mbrojtje…