Rama: Reforma jonë në Drejtësi e paprecedent në rajon, po fshin zullumin shumëvjeçar të politikës

Kryeministri: Sot, historia e partisë në pushtet që kontrollon dhe orienton drejtësinë ka marrë fund


Kryetari i Partisë Socialiste njëherësh kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm me komunitetin shqiptar në Selanik, deklaroi se, sot historia e partisë në pushtet që kontrollon dhe orienton drejtësinë ka marrë fund.

“Mjafton të kujtoni liderin e opozitës, Fatos Nanon, i cili u burgos, jo nga një drejtësi e pavarur, as për përfitime të paligjshme personale, po për hesap të një partie në pushtet, e cila pastaj e fundosi Shqipërinë nën rrënojat e piramidave financiare, pa i hyrë asnjë gjemb në këmbë përfaqësuesve të vetë famëkëqij”, tha Rama.

“Sot historia e partisë në pushtet që kontrollon dhe orienton drejtësinë ka marrë fund. Unë jam krenar që me votën e shqiptarëve, ne PS-ja erdhëm në qeveri dhe udhëhoqëm një reformë në drejtësi, e cila si fillim fshiu një pjesë të madhe të llumit të sistemit të korruptuar të drejtësisë me vetingun. Dhe sot po fshin hap pas hapi edhe llum nga ai zullumit shumëvjeçar të politikës”, u shpreh Rama.

Kijeni parasysh, shtoi Rama, “asnjë nga vendet e reja anëtare të BE-së, ato që kanë hyrë më parë nuk e ka bërë një reformë të tillë përpara sesa të hynte në BE. Ndërsa në vendet e rajonit tonë, rreth e rrotull, kjo që po ndodh në Shqipëri nuk ka ndodhur akoma dhe as në vendet që i kanë çelur negociatat përpara nesh, kjo nuk ka nisur të jetë një reformë”.

Prandaj, vijoi Rama, “unë jam shumë optimist dhe besimplotë që pikërisht pse ne kemi ecur shumë përpara, pavarësisht bllokadave që na janë bërë herë nga një shtet, herë nga një shtet tjetër, e ardhmja jonë në BE nuk është më e largët, siç ishte deri dje, por është e gjitha në duart tona për ta afruar në harkun e 5 viteve të ardhshme”.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”