Aplikimet për në Akademinë ‘West Point’ në SHBA, nëntogerët Hilaj dhe Shkëmbi: Eksperiencë e jashtëzakonshme

Qendra e Personel Rekrutimit, kërkon të rekrutojë kandidatë për studime në Akademinë Ushtarake të Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 1 e drejtë studimi


Qendra e Personel Rekrutimit, kërkon të rekrutojë kandidatë për studime në Akademinë Ushtarake të Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 1 e drejtë studimi.

Nëntogerët Enea Hilaj dhe John Shkëmbi, dy prej oficerëve shqiptarë që kanë përfunduar studimet në Akademinë Ushtarake ‘West Point’ në SHBA, kanë ndarë përvojën e tyre të veçantë në këtë rrugëtim të vështirë por plot shpërblime.

Ata nxisin çdo të ri dhe të re që aspiron një të ardhme të sigurt dhe të ndritur në Forcat e Armatosura, të aplikojë për këtë eksperiencë unike, e cila hap dyert e mundësive të reja, me sfida që të përgatisin për të qenë lider i së nesërmes.

Nëntoger John Shkëmbi shprehet se eksperienca e tij ishte shumë e mirë, por sfiduese.

“Kam pasur mundësinë të shkoja në vende të ndryshëm të SHBA-së dhe të Evropës. Falë sponsorizimit që shkolla bëri unë munda që të diplomohesha me një diplomë bachelor në shkenca kompjuterike”, tha ai.

“Mesazhi që do t’i jepja të rinjve është që ta marrin si mundësi të mirë shkollimin në ‘West Point’ dhe në fund të ditës ju mund të arrini potencialin tuaj maksimal për atë që ju dëshironi”, u shpreh Shkëmbi.

Ndërsa nëntoger Enea Hilaj, gjithashtu i diplomuar nga Akademia e SHBA-së, ‘West Point’. tha se është një nga akademitë më prestigjoze në botë dhe vlerësohet jashtëzakonisht shumë dhe në SHBA.

“U njoftova për mundësinë për të aplikuar tek kjo akademi nga faqja e Ministrisë së Mbrojtjes. Çdo ditë ishte një sfidë lidershipi, çdo ditë ishte një sfidë akademike dhe çdo ditë ishte një sfidë fizike”, tha ai.

“Kjo sfidë që do kaloni nëse do të mbërrini tek ‘West Ponit’-i do t’ju vlejë jashtë mase shumë gjatë 4 viteve që të do kaloni atje”, theksoi ai.

(ATSH)

Rama: Përditësimi i Fjalorit të madh të shqipes, në konsultim shumë të gjerë publik

Kryeministri Edi Rama njoftoi prezantimin publikisht të draftit të Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, gjatë fjalës sot në Kuvendin…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Përditësimi i Fjalorit të madh të shqipes, në konsultim shumë të gjerë publik

Kryeministri Edi Rama njoftoi prezantimin publikisht të draftit të Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, gjatë fjalës sot në Kuvendin…