Gripi i shpendëve, Bino: Asnjë person i infektuar

Shefja e Shërbimit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silvana Bino tha sot, gjatë një prononcimi për mediet se nuk ka asnjë person të infektuar deri më tani nga gripi i shpendëve H5N1.


Shefja e Shërbimit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silvana Bino tha sot, gjatë një prononcimi për mediet se nuk ka asnjë person të infektuar deri më tani nga gripi i shpendëve H5N1.

Bino tha se, ekspertët e ISHP kanë nisur monitorimin e situatës së personave që kujdesen për shpendët.

“Personat që kujdesen për shpendët natyrisht janë edhe më të rrezikuarit. Kjo është dhe arsyeja që ISHP së bashku me ekspertë të Shëndetit Publik të Tiranës kanë kryer mbikëqyrje, kanë analizuar çdo lloj sindrome respiratore. Janë marrë mostra, janë testuar njerëzit dhe s’ka rezultuar asnjë i infektuar”, nënvizoi ajo.

Bino tha se mundësia e kalimit të sëmundjes nga shpendët tek njeriut është shumë e ulët. Ajo tha se duhet kryer asgjësimi i shpendëve të infektuar për të mënjanuar çdo mundësi infektimi të njeriut.

“Është përqindje shumë e vogël, prandaj ne duhet të parandalojmë çdo mundësi dhe asgjësimi i shpendëve të evidentuar si të infektuar është shumë i rëndësishëm. Ky asgjësim duhet bërë në kushtet e duhura. Personat që e bëjnë asgjësimin, duhet të jenë të veshur me mjetet e mbrojtjes personale”, tha ajo.

Bino tha se “Virusi A5H1 nuk kalon përmes konsumimit të produkteve të shpendëve të infektuar, sidomos kur gatimi është kryer mirë”.

Edhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur sot se, situata e gripit të shpendëve është nën monitorim dhe kontroll nga zinxhiri institucional, për zbulimin dhe kufizimin e hershëm të përhapjes së virusit H5N1.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po bashkëpunon ngushtë me Institutin e Shëndetit Publik, i cili po kryen një survejancë të përforcuar për infeksionet respiratore në zonën e fermës së prekur nga sëmundja, përkatësisht, për zbulimin në kohë dhe marrjen e masave kundër virusit H5N1.

“Masat kufizuese dhe parandaluese do të jenë në fuqi deri në përfundimin e afatit të karantinës, si dhe Qendrat Kombëtare dhe Rajonale të Krizës do të vazhdojnë koordinimin dhe funksionin e tyre deri në mbylljen e rasteve, pa u përsëritur”, njofton MBZHR.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Saro pret ambasadorin e Egjiptit, mundësi për investime në sektorët strategjikë

Drejtoresha e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Saro priti sot në një takim me ambasadorin e Egjiptit…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Saro pret ambasadorin e Egjiptit, mundësi për investime në sektorët strategjikë

Drejtoresha e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Saro priti sot në një takim me ambasadorin e Egjiptit…