Prezantohet Strategjia Ndërsektoriale kundër Korrupsionit 2024-2030, Pirdeni: Forcojmë mekanizmat e parandalimit

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni prezantoi sot Strategjinë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit 2024-2030, hartuar në bashkëpunim me projektin “EU 4 Good Governance”, financuar nga Bashkimi Europian.


Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni prezantoi sot Strategjinë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit 2024-2030, hartuar në bashkëpunim me projektin “EU 4 Good Governance”, financuar nga Bashkimi Europian.

Strategjia do të shërbejë si dokumenti politik themelor që parashtron zotimet konkrete të të gjitha institucioneve përgjegjëse për thellimin e mëtejshëm të luftës kundër korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Në cilësinë e Koordinatores Kombëtare Kundër Korrupsionit, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni tha se qëllimi i Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030, është që, përmes një qasje të trefishtë të bazuar në parandalim, ndëshkim, dhe ndërgjegjësim, të adresohen sfidat kryesore të luftës kundër korrupsionit.

Strategjia e re, sipas saj, “ka në fokus ndërmarrjen e një serie masash sistemike për konsolidimin e standardeve më të larta të integritetit, transparencës dhe llogaridhënies në institucionet publike dhe private në vend, me synim final, ofrimin e shërbimeve efikase për qytetarët”.

Pirdeni theksoi se ky dokument e vë theksin në rritjen e sinergjisë dhe përmirësimin e koordinimit efektiv mes të gjitha institucioneve përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit.

“Masat e parashikuara janë tërësisht të harmonizuara me vizionin kombëtar për Shqipërinë 2030 drejt Bashkimit Evropian, si dhe adresojnë të gjithë zotimet që burojnë nga procesi i negociatave me Bashkimin Evropian, për institucione më solide që krijojnë dita-ditës rezistencë të shtuar ndaj çdo cenimi të integritetit”, shtoi ajo.

Në Strategji janë evidentuar sektorët më të riskuar ndaj të cilëve do të të ketë vigjilencë të shtuar për llogaridhënie më të madhe dhe transparencë të plotë në kryerjen e detyrave nga institucionet.

“Mes këtyre sektorëve renditen Pronat, Tatimet dhe Doganat, Shëndetësia, Kontratat Publike (Prokurimet dhe Koncensionet) dhe Arsimi”, tha Pirdeni.

Sipas saj, “zgjerimi i veprimit të strategjisë do të bëhet në mënyrë kapilare në qeverisjen vendore, sektorin privat dhe forcimi i edukimit për integritetin”.

“Për herë të parë Strategjia shtrihet dhe zbatohet dhe ndaj institucioneve të qeverisjes vendore dhe synon promovimin e integritetit edhe në sektorin privat. Fokus të dedikuar merr gjithashtu mbrujtja e të rinjve me parimet e integritetit dhe ligjshmërisë. Në këtë drejtim, Strategjia synon rishikimin e të gjithë kurrikulës së arsimit parauniversitar me qëllim edukimin e të rinjve mbi ligjshmërinë dhe parimet e integritetit, si dhe bashkëpunimin e ngushtë me sektorin privat për promovimin e integritetit”, shtoi Pirdeni.

Përgjatë tre muajve të fundit një numër diskutimesh të hapura me fokus garantimin e eficiencës së Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030 u zhvilluan me përfaqësues të bizneseve dhe me dhomat e tregtisë, me përfaqësues të medias, shoqërisë civile dhe akademikë, si dhe me përfaqësues të Vetëqeverisjes Vendore.

Dokumenti iu nënshtrua një faze të gjatë 9-javore të konsultimit publik, që u pasua me reflektimin e komenteve dhe sugjerimeve të mbërritura nga të gjithë aktorët e interesuar. Ky proces synoi pasurimin e dokumentit dhe përfshirjen e perspektivave të ndryshme për të adresuar në mënyrë të plotë sfidat e identifikuara nga të gjithë aktorët dialogues.

(ATSH)

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…