Strategjia ndërsektoriale kundër korrupsionit, Gonzato: Efektiviteti i saj, do të përcaktohet nga cilësia e zbatimit

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato: Nevojiten ndryshime reale në luftën kundër korrupsionit


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato në fjalën e tij gjatë prezantimit të strategjisë ndërsektoriale kundër korrupsionit 2024-2030, e vuri theksin tek efektiviteti i kësaj strategjie.

Gonzato tha se nevojiten ndryshime reale në luftën kundër korrupsionit dhe sipas tij, efektiviteti i kësaj strategjie do të përcaktohet nga cilësia e zbatimit.

Ambasadori shtoi se duhet shkuar përtej hetimeve administrative. Ai theksoi se nevojiten ndryshime të matshme, kryesisht në sektorët më të ekspozuar ndaj korrupsionit.

“Raporti për Shqipërinë nga KE përgëzon arritjet e SPAK, por thekson nevojën për më shumë rezultate në luftën kundër korrupsionit.

Prezantimi i strategjisë në kohën e duhur edhe në këndvështrimin e punës që po zhvillohet brenda komisionit të posaçëm parlamentar për thellimin e reformave, mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian.

Shumë prej çështjeve që komisioni do të identifikojë mund të trajtohen nga zbatimi efektiv i kësaj strategjie. Strategjia ka shanset më të mira për t’ia dalë me sukses.

Vëmendja te sektorët e ekspozuar për korrupsionin, kadastra, shëndetësia, arsimi, administrata tatimore, doganore dhe prokurimet publike, mjaft e mirëpritur. Strategjia është themelore, efektiviteti i saj i vërtetë do të përcaktohet nga cilësia e zbatimit. Duhet të shkojmë përtej hetimeve administrative. Na duhet të shohim ndryshim real, të matshëm, sidomos në sektorët më të ekspozuar ndaj korrupsionit”, u shpreh Gonzato.

Ambasadori shtoi se strategjia e re kundër korrupsionit, është gur kilometrik thelbësor në rrugën e transparencës, llogaridhënies dhe të ardhmes së Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

“Korrupsioni minon institucionet dhe jetët e qytetarëve, pengon zhvillimin ekonomik dhe pengon rrugët drejt mirëqenies. Për një vend kandidat të BE-së të luftosh korrupsionin është përgjegjësi që u detyrohet qytetarëve që kërkojnë të jetojnë në një shoqëri të drejtë dhe të barabartë. Ky është themeli për anëtarësim në BE.

Anëtarësimi në BE ka të bëjë me vlerat dhe standardet që Shqipëria duhet të mbajë”, tha ai.

(ATSH)

TEDA Tirana, Gonxhja: Kushte për zhvillim të industrisë, mbi 7 mijë vende pune me paga të larta

Ministri i MEKI: TEDA Tirana, projekt ambicioz për një zonë të lirë ekonomike transformuese

Global 360

Trump: Edhe Bashkimit Evropian do t’i vendosim tarifa 25%

Trump sulmoi bllokun, duke thënë se ai “u formua për të shkatërruar Shtetet e Bashkuara”.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

TEDA Tirana, Gonxhja: Kushte për zhvillim të industrisë, mbi 7 mijë vende pune me paga të larta

Ministri i MEKI: TEDA Tirana, projekt ambicioz për një zonë të lirë ekonomike transformuese