Besmir Hysa emërohet drejtor i Entit Kombëtar të Banesave

Hysa ka ushtruar profesionin e arkitektit në kompani të ndryshme si brenda ashtu dhe jashtë vendit.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja prezantoi sot Besmir Hysën si drejtorin e ri të Entit Kombëtar të Banesave EKB.

Hysa merr stafetën e drejtimit të Entit Kombëtar të Banesave, pas daljes në pension të Stefan Çipës.

Ministri Gonxhe theksoi se strehimi social, fushë nën administrimin e Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, është sektor prioritar për qeverinë.

Besmir Hysa ka mbaruar studimet e larta për Arkitekturë në Qipron e Veriut, Universiteti Amerikan. Gjatë këtyre viteve ka kryer nje sërë trajnimesh brënda dhe jashtë vendit në fushën e menaxhimit, planifikimit e lidershipit.

Prej muajit gusht 2024, ushtroi detyrën e Drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar (i komanduar), duke luajtur një rol të rëndësishëm në implementimin e fazës së parë të restaurimit të Muzeut Historik Kombëtar.

Përpara kësaj detyre ka ushtruar detyrën si Këshilltar i Ministrit të Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit – MEKI, duke ndjekur një sërë procesesh të rëndësishme.

Nga tetori i vitit 2018 ka mbajtur postin e Administratorit të Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë sh.a, institucion në varësi të ish-Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Gjatë drejtimit të kësaj shoqërie, u arrit që performanca e saj financiare nga problematike të ishte ndër më të mirat nga shoqëritë në varësi të shtetit shqiptar.

Gjithashtu gjatë këtyre viteve është përmirësuar teknologjia si dhe hapësira vepruese e kësaj shoqërie, ku mund të theksohet dhe kalimi i shtypjes dhe realizimit të pullave fiskale tek Shtypshkronja e Letrave me Vlerë sh.a.

Nga gushti i vitit 2016, Hysa iu bashkua Bashkisë Tiranë si kordinator për zbatimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, ku vlen të përmendet ndjekja dhe zbatimi me sukses i bulevardit të ri të Tiranës, unazës së vogël si dhe një sërë projektesh të tjera.

Nga shkurti i vitit 2014 ai iu bashkua Agjensisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, si Drejtues i Sektorit të Terrenit, dhe i Sektorit të Hartografisë ku për herë të parë u arrit hapja e zyrës së Legalizimeve në qytetin e Kamzës si dhe realizimi në masë i legalizimeve në këtë bashki.

Më parë, ai ka ushtruar profesionin e arkitektit në kompani të ndryshme si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

(ATSH)0

Lexo më shumë nga

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.