Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Policia e Shtetit projekt me OSBE-në

Përfaqësues të Policisë së Shtetit kanë marrë pjesë në gjashtë takime në qytete të ndryshme të vendit, ku në bashkëpunim me OSBE-në, synojnë të forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzove.

Foto: Joana Karapataqi / OSBE

Përfaqësues të Policisë së Shtetit kanë marrë pjesë në gjashtë takime në qytete të ndryshme të vendit, ku në bashkëpunim me OSBE-në, synojnë të forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzove.

Takimet u zhvilluan në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Kukës, Vlorë dhe Durrës.

Në këto takime morën pjesë përfaqësues nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Prokuroria e Përgjithshme, SPAK, Mekanizmi Kombëtar i Referimit, Autoriteti Përgjegjës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe të gjithë Koordinatorët e Prokurorive dhe Specialistët e Drejtimit për Hetimin e Trafiqeve në DVP-të e këtyre gjashtë qarqeve.

“Qëllimi i këtyre takimeve ishte reagimi ndaj trafikimit të qenieve njerëzore, identifikimi i duhur dhe në kohë i viktimave, dhënia e asistencës së menjëhershme dhe afatgjatë, mbrojtja e të drejtave, hetimi dhe ndjekja penale e trafikantëve. Rrjedhimisht masat ndërinstitucionale duhet të jenë të integruara, me përfshirjen e disa institucioneve bazuar në të drejtat e njeriut”, u shpreh Policia e Shtetit në rrjetet sociale.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka forcuar përpjekjet në luftë kundër trafikimit të qenieve njerëzore duke organizuar një varg prej gjashtë takimesh në nivel lokal me prokurorë dhe oficerë të policisë gjatë muajve shtator e tetor të këtij viti. Takimet synonin trajtimin e sfidave të lidhura me hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore dhe u drejtuan nga një taskëforcë e specializuar, e ngritur nën një projekt të OSBE-së.

Kjo taskforcë përfshin përfaqësues nga Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Gjatë takimeve, taskforca parashtroi rekomandime kyçe për të përmirësuar hetimet e trafikimit të qenieve njerëzore, duke u fokusuar në një qasje ndërinstitucionale e me në qendër viktimat. Në këto takime morën pjesë në këto veprimtari 29 oficerë policie dhe 20 prokurorë, shumë prej të cilëve me role të larta si drejtues rajonalë prokurorie dhe drejtorë policie.

Ata zhvilluan diskutime gjithëpërfshirëse, duke ndarë njohuri rreth rasteve komplekse dhe duke identifikuar fushat ku nevojiten përmirësime strukturore në luftë kundër trafikimit.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…