Malaj: 3.97 miliardë lekë për turizmin dhe mjedisin, diversifikim i ofertës

Malaj deklaroi se, objektivi i parë themelor është të vijohet me rritjen ekonomike të qëndrueshme e cila krijon punësim, zhvillim dhe rritje të mirëqënies


Projektbuxheti i vitit 2025 adreson mbështetje të qenësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në vendin tonë, si sektori që kontribuon në rritjen e të ardhurave në ekonomi, punësim dhe diversifikimit të zinxhirit agro-ekonomik-social.
Ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë prezantimit sot të pr/buxhetit 2025, në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, tha se ‎”shpenzimet për vitin e ardhshëm do të përqendrohen në financimin e sektorëve prioritarë siç janë arsimi, shëndetësia, infrastruktura, bujqësia dhe shërbimet digjitale”.
Ai vuri në dukje se, investimi në vepra publike të programuara për vitin 2025, do të jenë në masën 162 miliardë lekë duke mbështetur më tej rritjen ekonomike për të rritur turizmin, bujqësinë, infrastrukturën dhe për t’iu përgjigjur sa më mirë kërkesës në rritje të turizmit.
Duke u ndalur në mbështetjen për turizmin, Malaj theksoi se “turizmi është një sektor që mbështetet nga pr/buxheti 2025 me synimin që Shqipëria të vijojë të jetë një nga destinacionet kryesore të turizmit në rajon”.
Sipas tij, në fushën e turizmit dhe mjedisit, alokohet një buxhet prej 3.97 miliardë lekë, me synimin promovimin e Shqipërisë gjerësisht në botë, diversifikimin e produktit turistik për të arritur një turizëm gjithëvjetor, si një destinacion i denjë për të konkurruar globalisht.

Gjatë fjalës së tij, ministri renditi një sërë objektivash që mbështet pr/buxheti 2025, në funksion të zhvillimit të turizmit.

“Zhvillimi produkteve dhe shërbimeve të reja në turizëm, përmirësimi i imazhit të vendit duke promovuar produktet lokale, mbështetja e projekteve të rëndësishme në transport në vijën bregdetare por edhe në ndërlidhjen rajonale; përdorimi i burimeve pyjore në mënyrë të qëndrueshme, duke i kthyer ato në element qendror të paketave turistike në bregdet, në mal dhe paketës historike e kulturore, janë drejtimet që mbështesin trendin në rritje të turizmit në vendin tonë”, tha Malaj, teksa shtoi se, pr/buxheti 2025 mbështet edhe rritjen e sipërfaqeve të zonave të mbrojtura.

Malaj deklaroi se, objektivi i parë themelor është të vijohet me rritjen ekonomike të qëndrueshme e cila krijon punësim, zhvillim dhe rritje të mirëqënies për të gjithë qytetarët shqiptarë; objektivi i dytë themelor është konsolidimi fiskal, me qëllim final uljen e borxhit publik dhe ruajtjen e të gjitha parametrave makroekonomikë dhe fiskal në nivele pozitive.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Gonxhja: 25 % e buxhetit shkon për mbrojtje sociale

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se 25 % e buxhetit të shtetit shkon për mbrojtje…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: 25 % e buxhetit shkon për mbrojtje sociale

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se 25 % e buxhetit të shtetit shkon për mbrojtje…