Rama: “Space.05” te Piramida ofron krijimet e një grupi të talentuar stilistësh nga Shqipëria dhe Kosova

“Space. 05” është sjellë në jetë nga Destil Creative Hub, nën drejtimin kreativ të stilistes nga Kosova Venera Mustafa.


Në ambientet e Piramidës në Tiranë u çel sot “Space.05”, një hapësirë e re inovative për stilistët e talentuar nga Shqipëria dhe Kosova.

Në ceremoninë e çeljes ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda dhe djali i tyre Zaho.

“Një mbrëmje e bukur në çeljen e një tjetër destinacioni shijeje të mirë tek Piramida, ku hapësira e re inovative “Space.05” ofron krijimet e një grupi të talentuar stilistësh nga Shqipëria dhe Kosova, si edhe një kub bardhezi në zemër të saj, të vendosur për surpriza të herëpashershme për vizitorët”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Si një vizion i veçantë dhe një grup i përzgjedhur me kujdes stilistësh shqiptarë, “Space. 05” është pjesë e një ekosistemi të madh krijues.

“Space. 05” është sjellë në jetë nga Destil Creative Hub, nën drejtimin kreativ të stilistes nga Kosova Venera Mustafa.

(ATSH)

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…