Xi, thirrje për forcimin e aftësisë luftarake të zbarkimit nga ajri

Presidenti i Kinës Xi Jinping, njëherësh kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, inspektoi të martën forcën e desantëve ajrorë.


Presidenti i Kinës Xi Jinping, njëherësh kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, inspektoi të martën forcën e desantëve ajrorë. Ai theksoi se desantët ajrorë luajnë një rol të veçantë e të rëndësishëm në forcat ushtarake dhe në sistemin e luftimit. Ata duhet të zbatojnë kursin strategjik ushtarak të epokës së re e të përmbushin kërkesat për tranzicionin e forcave ajrore, duke forcuar në mënyrë të gjithanshme stërvitjen dhe përgatitjen luftarake të trupave dhe duke ngritur në mënyrë të gjithanshme aftësinë luftarake të zbarkimit nga ajri, për të krijuar një forcë desantimi të fuqishme dhe moderne.


Foto nga Xinhua

Gjatë vizitës, Xi inspektoi pajisjet e luftimit dhe të mbështetjes së zbarkimit nga ajri dhe u njoh hollësisht me manovrueshmërinë teknike e taktike të armëve tipike. Ai shprehu kënaqësinë e vet të madhe për rezultatet e krijimit të sistemit të armëve dhe pajisjeve të desantimit vitet e fundit dhe theksoi se duhet të nxitet standardizimi, serializimi dhe universalizimi i armëve e pajisjeve të zbarkimit nga ajri, si edhe përdorimi i tyre në luftë reale, për të formuar sistemin e tipit të ri të pajisjeve të zbarkimit ajror.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…