Denaj në Bolonjë: Ekspertiza e Italisë për një bujqësi më moderne dhe të qëndrueshme

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj pas vizitës që zhvilloi në panairin EIMA International 2024 në Bolonjë, pati edhe një takim me Presidenten e FederUnacoma, Maria Teresa Maschio, Fabio Ricci nga FederUnacoma dhe Biagio Di Terlizzi nga CIHEAM Bari.


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj pas vizitës që zhvilloi në panairin EIMA International 2024 në Bolonjë, pati edhe një takim me Presidenten e FederUnacoma, Maria Teresa Maschio, Fabio Ricci nga FederUnacoma dhe Biagio Di Terlizzi nga CIHEAM Bari biseduam për mundësitë për të intesifikuar marrëdhëniet midis dy vendeve me qëllim fuqizimin e sektorit bujqësor në Shqipëri.

Denaj u shpreh synohet përfitimi nga ekspertiza e Italisë.

“Synojmë të përfitojmë nga ekspertiza e Italisë, duke u fokusuar në përmirësimin e prodhimit dhe zhvillimin e kapaciteteve për një bujqësi më moderne dhe të qëndrueshme, që siguron cilësi dhe konkurrencë për produktet tona në tregjet ndërkombëtare”, theksoi Denaj.

“Qëllimi ynë i përbashkët është t’i japim vazhdimësi nismave që kemi ndërmarrë për përmbushjen e vizionit Bujqësia 2030”, nënvizoi më tej ministrja Denaj në një postim në rrjetet sociale.

(ATSH)

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm