Dumani pret drejtuesen e Prokurorisë së Belgjikës: Rrisim bashkëpunimin kundër krimit të organizuar

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani priti sot në zyrën e tij drejtuesen e Prokurorisë Federale të Belgjikës, Ann Fransen, Prokurorin Federal, përgjegjës i seksionit në luftën kundër krimit, Geert Schoorens si dhe një delegacion prokurorësh belgë


Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani priti sot në zyrën e tij drejtuesen e Prokurorisë Federale të Belgjikës, Ann Fransen, Prokurorin Federal, përgjegjës i seksionit në luftën kundër krimit, Geert Schoorens si dhe një delegacion prokurorësh belgë gjatë vizitës së tyre dyditore në Shqipëri.

Siç njofton SPAK, mes tyre u diskutua mbi angazhimin e përbashkët për ta ngritur në nivele më të larta bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar.

Dumani theksoi përkushtimin e Prokurorisë së Posaçme për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht me agjencitë ligjzbatuese evropiane, për hetimin e rasteve komplekse që përfshijnë si Shqipërinë, ashtu edhe Belgjikën.

Fransen vlerësoi nivelin e lartë të bashkëpunimit me SPAK dhe nënvizoi ruajtjen e këtij standardi komunikimi mes institucioneve duke e vënë theksin në ndarjen e informacionit dhe zhvillimit të hetimeve të përbashkëta, për të përballuar sfidat që paraqet krimi i organizuar në të dy vendet.

Në takime të veçanta me prokurorë të tjerë të Prokurorisë së Posaçme u diskutuan gjithashtu mekanizmat për përshpejtimin e komunikimit mes dy palëve dhe për qasje proaktive në shkëmbimin e të dhënave në kohë reale, duke rritur efikasitetin në ndihmën e ndërsjellë juridike.

Diskutimet u përqendruan në fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh për luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të narkotikëve dhe pastrimit të parave.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm të SPAK në përmbushjen e objektivave të tij duke krijuar një perspektivë pozitive për bashkëpunimin mes autoriteteve shqiptare dhe atyre belge, në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të narkotikëve dhe pastrimit të parave. Me këtë nivel të ri angazhimi dhe mbështetjeje nga agjencitë ligjzbatuese evropiane, SPAK po rrit ndjeshëm kapacitetet në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri dhe vendet e Bashkimit Evropian.

(ATSH_

Lexo më shumë nga

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…