Kryetari i radhës i OSBE-së, Ian Borg vizitë në Shqipëri dhe rajon

Borg do të takohet me Presidentin Bajram Begaj dhe ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.


Kryetari i radhës i OSBE-së, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maltës, Ian Borg do të vizitojë Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, nga 10 deri më 13 nëntor.

Ai do ta nisë vizitën në Bosnjë-Hercegovinë, më 10 nëntor. Gjatë vizitës së tij në vend, kKryetari i radhës do të takohet me ministrin e Jashtëm, Elmedin Konakoviç, anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Kolegjiumin e të dy Dhomave të Parlamentit dhe Kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Krishto.

Kryetari do të mbajë fjalën hyrëse në veprimtarinë për shënimin e 30-vjetorit të nënshkrimit të Kodit të Mirësjelljes së OSBE-së nga Bosnjë-Hercegovina për aspektet politiko-ushtarake të sigurisë. Ai, gjithashtu, takohet me organizatat e shoqërisë civile në Konjiç dhe do të vizitojë Misionin e OSBE-së në Bosnjë-Hercegovinë.

Më 12 nëntor, kryetari i Radhës Borg do të vizitojë Malin e Zi, ku do të takohet me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ervin Ibrahimoviç. Gjatë vizitës së tij, ai do të vizitojë edhe Misionin e OSBE-së në Mal të Zi dhe do të takohet me organizatat e shoqërisë civile.

Pasdite, ai do të udhëtojë për në Maqedoninë e Veriut, ku do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrin e Jashtëm, Timço Mucunski.

Ai do të marrë pjesë edhe në takimin me Trojkën e OSBE-së, së bashku me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe atë të Finlandës. Gjatë udhëtimit të tij, Kryetari i Radhës Borg do të vizitojë, gjithashtu, Misionin e OSBE-së në Shkup dhe do të takohet me organizatat e shoqërisë civile.

Më 13 nëntor, ditën e fundit të vizitës së tij, kryetari i radhës Borg do të udhëtojë për në Shqipëri. Ai do të takohet me Presidentin Bajram Begaj dhe ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Kryetari i radhës Borg do të vizitojë, gjithashtu, Prezencën e OSBE-së në Shqipëri dhe do të takohet me përfaqësues të organizatave të shoqërive civile.

Lexo më shumë nga

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.