Mbyllet raundi i nëntë i Shkollës së Integrimit Europian, përzgjidhen 42 studentë

Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian në partneritet me Delegacionin e Bashkimit Evropian, Fondacionin Shoqëria e Hapur për Ballkanin Perëndimor, Fondacionin “Friedrich Ebert Stiftung” organizuan raundin e nëntë të Shkollës së Integrimit Europian nga datat 4-8 nëntor 2024, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe Shtëpinë e Europës (Europe House).


Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian në partneritet me Delegacionin e Bashkimit Evropian, Fondacionin Shoqëria e Hapur për Ballkanin Perëndimor, Fondacionin “Friedrich Ebert Stiftung” organizuan raundin e nëntë të Shkollës së Integrimit Europian nga datat 4-8 nëntor 2024, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe Shtëpinë e Europës (Europe House).

Këtë vit u përzgjodhën 42 studentë nga 228 aplikantë. Për të nëntin vit radhazi Shkolla e Integrimit Europian synoi të identifikojë dhe angazhojë përfaqësues nga institucionet qendrore dhe vendore, institucionet e pavarura, medias, biznesit, organizatat e shoqërisë civile dhe studentë, duke krijuar mundësi për rritjen e kapaciteteve dhe thellimin e njohurive për të kontribuar në mënyrë më pro-aktive në procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Shkolla e Integrimit Europian 2024, përmes një shumëllojshmërie metodash të mësimdhënies dhe të trajnimit si: leksione, prezantime praktike dhe diskutime ndërvepruese, ofroi një kuadër të plotë teorik dhe praktik mbi zhvillimet më të fundit në procesin e integrimit në BE, sfidat dhe strategjitë e negociatave, rolin e shoqërisë civile, medias dhe komunitetit të biznesit në proces, agjenda e integrimit dhe reformave në Shqipëri, Plani i ri i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe mundësitë që ka Shqipëria për të përfituar, nevojën për një rol strategjik të vendeve të BB në politikën e jashtme të BE-së, etj.

Lektorë nga Kolegji i Europës, Universiteti i Selanikut, ekspertë ndërkombëtarë dhe vendet e rajonit, ekspertë kombëtarë nga institucione, përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile, ndanë eksperiencën e tyre profesionale në çështjet e integrimit.

Në ceremoninë përmbyllëse të Shkollës përshëndetën: Jorida Tabaku, kryetare e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, Toni Gogu, nënkryetar i KKIE, Andre Rizzo, përfaqësues i Delegacionit të BE në Shqipëri dhe Klodjan Seferaj, përfaqësues i Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Ballkanin Perëndimor”, të cilët përgëzuan pjesëmarrësit dhe i inkurajuan që të jenë sa më aktivë dhe të japin kontributin e tyre të vlefshëm për procesin dhe rrugëtimin e vendit drejt BE-së.

(ATSH)

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.