VanHorn: Reforma në drejtësi është e pakthyeshme

“Reforma në drejtësi është e pakthyeshme”, kështu deklaroi E ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn.


“Reforma në drejtësi është e pakthyeshme”, kështu deklaroi E ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn.

E pranishme në ceremoninë e mbajtur sot në Ministrinë e Brendshme, ku u certifikuan punonjës të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, të cilët u trajnuan për tri javë nga ekspertë të misionit ICITAP, VanHorn, theksoi se, “pritshmëritë që publiku shqiptar ka për reformën në drejtësi dhe për punën tuaj dhe kolegëve tuaj janë shumë të larta. Dhe kjo ndodh për shkak se ju dhe kolegët tuaj tashmë keni prodhuar rezultate për ta”.

“Dhe sot, vijoi ajo, 29 prej jush që po diplomohen, janë gati për ta rritur këtë ndikim. Sa herë takohem me zyrtarë të qeverisë, një nga gjërat që theksoj vazhdimisht është se reforma në drejtësi është e pakthyeshme. Dhe unë e them këtë sepse Shtetet e Bashkuara e besojnë atë dhe besojnë te ju”.

“Përgëzoj secilin prej jush për atë që keni tashmë keni arritur dhe për atë që jeni angazhuar të bëni si agjencia më e re e zbatimit të ligjit në çuarjen përpara të reformës në drejtësi në Shqipëri. Reformat ligjore të miratuara në vitin 2016 ishin hapi i parë në këtë lëvizje për drejtësi dhe krijimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) në vitin 2021 është një tjetër hap vendimtar. Reforma në drejtësi vazhdon. Dhe si çdo lëvizje e fuqishme, ajo e merr forcën e saj nga vullneti i popullit.Dhe duke ju parë sot, jam besimplotë se vullneti i popullit do të mbizotërojë. Dhe puna që ju bëni çdo ditë çon përpara vizionin që ju shqiptarët keni për të ardhmen e vendit tuaj”, u shpreh VanHorn.
Sepse sipas saj, “është një vizion ku një familje mund ta çojë një fëmijë të sëmurë në spital dhe të dijë se fëmija do të marrë kujdesin më të mirë të mundshëm. Ku një familje mund të sigurojë dokumente për tokën që është me të drejtë e tyre, ku një student mund të marrë notat dhe diplomën që ka punuar aq shumë për të marrë, e gjitha kjo pa trysninë për të paguar ryshfet ose për të shkelur ligjet.”
VanHorn, solli në vëmendje se, vetëm javën e kaluar, kalimtarë të pafajshëm humbën jetën në Shkodër.
“Kështu që, kostoja e krimit nuk është vetëm humbje në të ardhura apo mundësi, por edhe në jetë njerëzore shqiptare. Puna juaj mbron bashkëqytetarët tuaj në mënyra shumë konkrete. Ju jeni absolutisht vendimtarë për funksionimin e Policisë së Shtetit. AMP-ja ndërton dhe ruan respekt të ndërsjellë mes Policisë së Shtetit dhe publikut shqiptar. Çdo herë që kryeni një hetim të drejtë dhe transparent për akuzat për korrupsion, çdo herë që arrestoni dhe ndiqni penalisht një oficer që nuk ka arritur ta mbajë veten në përputhje standardeve më të larta dhe çdo herë i përgjigjeni shpejt dhe i merrni seriozisht ankesat e publikut, ju rritni besimin e publikut jo vetëm te Policia e Shtetit, por edhe tek agjencia juaj. Dhe dua të them, e pranoj se kjo nuk është një detyrë e lehtë”, deklaroi VanHorn.
Ajo tha se, policimi i policisë është tepër i ndërlikuar.
“Si rojtarë të ligjzbatimit, ju mbështesni parimet që janë themelore për shtetin e së drejtës në Shqipëri dhe populli shqiptar mbështetet te ju. Ata vërtet mbështeten te ju për të kryer gjetjen e paanshme të fakteve, themelin e të gjitha hetimeve për të vërtetën. Dhe sa herë kryeni detyrën tuaj për të cilën jeni betuar përpara popullit shqiptar, po rritni besimin e tij në një sistem drejtësie të drejtë, të ndershëm dhe që jep llogari. Nën drejtimin e ministrit tuaj dhe drejtorit të përgjithshëm, ju keni dëshmuar zotësi dhe aftësi për të punuar në bashkëpunim me organizata të tjera të drejtësisë”, u shpreh VanHorn.
Ajo tha se, “kur jam takuar me Dumanin, të cilin e kam takuar në disa raste, ai vë në dukje punën që bëni për të zbatuar këto standarde integriteti si vendimtare për punën që ai dhe kolegët e tij në SPAK kryejnë”.
“Nuk ka mundësi që një pjesë e vetme e institucioneve të drejtësisë të ketë sukses pa bashkëpunimin dhe bashkëveprimin e të gjithë sistemit. Dhe nuk do të përsëris statistikat tepër mbresëlënëse që ndatë më herët. Por dua të theksoj që tashmë ka pasur 33 arrestime këtë vit për shkak të referimeve dhe kjo është një rritje e madhe nga viti i kaluar, siç më ka thënë ekipi im. Vazhdoni punën e mirë”, tha VanHorn.
“Unë jam e qartë dhe e pranoj, – vijoi ajo, – se ka sfida që mbeten përpara nesh.”
“Edhe në Shtetet e Bashkuara kolegët e mi të zbatimit të ligjit përballen me shumë nga të njëjtat sfida si ju. Ju e dini se disa prej tyre përfshijnë burime njerëzore, siç është nevoja për më shumë hetues, inspektorë apo ndihmës administrativë. Dhe do të ndaj me ju se kur të kem mundësinë të takohem me njerëz në qeveri që kontrollojnë buxhetin, do të jem avokatja juaj për rritjen e burimeve për ju qoftë më shumë njerëz apo më shumë pajisje teknologjike që do t’ju mundësojnë të kryeni hetime. Por kurse si ai që sapo keni përfunduar me sukses ndihmojnë në kapërcimin e disa prej këtyre sfidave”, u shpreh VanHorn.
Ajo tha se, hetuesit bashkëpunojnë më mirë kur janë të gjithë të trajnuar dhe punojnë sipas të njëjtit standard.
“Siç kam mësuar së fundi në Shtetet e Bashkuara, kemi më shumë se 100 agjenci dhe organizata të zbatimit të ligjit. Por një gjë që i bashkon të gjithë është se të gjithë stërviten në të njëjtën qendër federale për zbatimin e ligjit në Xhorxhia. Dhe të gjithë ata oficerë për dhjetëvjeçarë me radhë janë trajnuar me të njëjtin standard, duke ndjekur programin e trajnimit të hetuesve penalë. Dhe për shkak se ju po stërviteni me të njëjtin standard, jeni shumë më afër, duke punuar së bashku me partnerët amerikanë dhe fqinjët europianë. Dhe kjo është thelbësore sepse puna që bëni mund të jetë e rrezikshme dhe stresuese. Apo jo? Ju hetoni të shtëna me armë. Ju hetoni incidente me forcë vdekjeprurëse dhe dhunë të tmerrshme, kërcënime kundër zyrtarëve publikë, akuza kundër policisë dhe zyrtarëve të korruptuar të qeverisë. Do të ketë njerëz që do të përpiqen t’ju bëjnë presion, t’ju kërcënojnë dhe t’ju bindin që të mos e bëni punën të cilën jeni betuar të kryeni. Dhe nëse kjo ndodh në Shtetet e Bashkuara, atëherë ky nuk është problem vetëm i Shqipërisë. Por, ka një thënie që kolegët e mi e kanë në ambasadë që më duket shumë e fuqishme është se integriteti është i panegociueshëm”, deklaroi VanHorn.
“Në fakt, pritshmëritë që publiku shqiptar ka për reformën në drejtësi dhe për punën tuaj dhe kolegëve tuaj janë shumë të larta. Dhe kjo ndodh për shkak se ju dhe kolegët tuaj tashmë keni prodhuar rezultate për ta. Dhe sot, 29 prej jush që po diplomohen, janë gati për ta rritur këtë ndikim. Sa herë takohem me zyrtarë të qeverisë, një nga gjërat që theksoj vazhdimisht është se reforma në drejtësi është e pakthyeshme. Dhe unë e them këtë sepse Shtetet e Bashkuara e besojnë atë dhe besojnë te ju.
Jemi krenarë që jemi partnerët tuaj në këtë fazë të karrierës suaj dhe në të ardhmen.
Institucionet e pavarura të parashikuara me reformën në drejtësi të vitit 2016 dhe AMP-ja do të vazhdojnë të jenë gjatë këtu. Ne shpresojmë që të gjithë ju të keni sukses”, deklaroi VanHorn.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”

Pas prezantimit të romanit "Parajsa Artificiale", në faqen time kanë ardhur shumë pyetje të cilave po i përgjigjem shkurt.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”

Pas prezantimit të romanit "Parajsa Artificiale", në faqen time kanë ardhur shumë pyetje të cilave po i përgjigjem shkurt.