Tirana: Epiqendra e re për aktorët e Ballkanit

Organizuar nga Agjencia e Industrisë Kreative të Bashkisë së Tiranës, FILMMAKERS EUROPE dhe kompania e mirënjohur me fame botërore Spotlight do të mbledhë 37 aktorë ndërkombëtarë dhe 6 drejtorë kastingu të famshëm, duke ofruar një mundësi unike për të njohur dhe zhvilluar talente nga Ballkani.


Një javë e mbushur me emocion dhe kreativitet pritet të zbulohet në kryeqytetin shqiptar, ku ngjarja “OneMinuteMonologue-Balkan Focus” do të nisë nga e diela, më 10 nëntor pikërisht ne qytetin e Tiranes i cili së fundmi po kthehet në një epiqendër për botën e filmit.

Organizuar nga Agjencia e Industrisë Kreative të Bashkisë së Tiranës, FILMMAKERS EUROPE dhe kompania e mirënjohur me fame botërore Spotlight do të mbledhë 37 aktorë ndërkombëtarë dhe 6 drejtorë kastingu të famshëm, duke ofruar një mundësi unike për të njohur dhe zhvilluar talente nga Ballkani.

Ky edicion i parë do t’i dedikohet një trajnimi intensiv të cilin do ta drejtojnë emra të njohur në industrinë e filmit të cilet sot bashkëpunojnë me platforma të rëndësishme si Netflix, HBO, WarnerBross, sic jane Ellen Sofie Michelsen, Lana Veenker, Marina Wijn, Maurilio Mangano, Sofia Dimopoulou dhe Timka Grin. Pjesëmarrësit do të përfitojnë nga një trajnim tre-ditor, i cili do t’i ndihmojë ata të përmirësojnë aftësitë e tyre në teknikat e self-taping, audicioneve dhe strategjive për të rritur vizibilitetin në arenën ndërkombëtare.

Kjo ngjarje nuk është vetëm një mundësi për aktorët që të zhvillojnë karrierat e tyre, por gjithashtu një shans për të treguar potencialin e artit filmik në rajon.

Me angazhimin e organizatorëve për të tërhequr vëmendjen e profesionistëve të industrisë, “OneMinuteMonologue-Balkan Focus” synon të tregojë se Ballkani është plot me talente të jashtëzakonshme që meritojnë të njihen dhe t’i jepet një platformë për t’u shfaqur.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të eksplorojnë kulturën vibrante të Tiranës gjithashtu.

Tirana është gati për të treguar se sa shumë ka për të ofruar.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: 22.718 pensionistë kanë tërhequr Bonusin e Pranverës

Shpërndarja e Bonusit të Pranverës nis sot për 730.430 pensionistë, brenda a jashtë vendit, pranë çdo pike të Postës Shqiptare…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: 22.718 pensionistë kanë tërhequr Bonusin e Pranverës

Shpërndarja e Bonusit të Pranverës nis sot për 730.430 pensionistë, brenda a jashtë vendit, pranë çdo pike të Postës Shqiptare…