Celibashi takim me Hasanin dhe Hoxhën: Koordinim i angazhimeve për realizimin e votimit nga jashtë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi sot një takim në KQZ me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha.


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi sot një takim në KQZ me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, ku diskutuan për koordinimin e angazhimeve respektive për realizimin e votimit nga jashtë.

“Ministria e Brendshme ka nisur dhe do të përmirësojë mekanizma që ndihmojnë votuesit nga jashtë për rinovimin e dokumenteve të identifikimit”, theksoi Celibashi në një postim në rrjetet sociale.

Më së pari, shtoi ai, “tani votuesit nga jashtë nuk kanë detyrimin për të aplikuar për të dy kategoritë e dokumenteve të identifikimit”.

“Në kuadër të këtij procesi janë ulur kostot e këtij shërbimi”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, u shpreh ai, “MEPJ ka nisur praktikën e zhvendosjes së shërbimeve konsullore më pranë shtetasve shqiptarë aty ku janë dhe lehtësimit të marrjes së këtyre shërbimeve”.

Në takim u diskutua edhe mbi masat që këto dy institucione do të duhet të marrin për të mbështetur veprimin e KQZ në kuadër të realizimit të votimit nga jashtë.

(ATSH)

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.