Komisioni Rregullator miratoi rregullat për procedurat e votimit nga jashtë vendit

Komisioni Rregullator miratoi sot rregullat për procedurat e votimit nga jashtë vendit.


Komisioni Rregullator miratoi sot rregullat për procedurat e votimit nga jashtë vendit.

Në aktin e miratuar ditën e sotme parashikohen parime të përgjithshme, të cilat janë shtyllat ku do të mbështeten procedurat e votimit nga jashtë vendit dhe rregulla të përgjithshme të përcaktuara në ligj sa i takon procesit të votimit nga jashtë vendit, dokumentacionit të votimit, dhe dokumentacionit udhëzues në adresë të zgjedhësve nga jashtë vendit, si edhe rregulla të posaçme që lidhen me dokumentacionin zgjedhor që i dërgohet zgjedhësit jashtë vendit.

Gjithashtu, përcaktohet mënyra e ruajtjes dhe administrimit të dokumentacionit zgjedhor të dërguar nga zgjedhësi, rregullat që lidhen me mbikqyrjen dhe monitorimit e procesit të votimit të shtetasve shqiptarë që votojnë nga jashtë vendit, për të siguruar transparencë dhe qasje të të gjitha palëve, në çdo hap përgatitor apo të zbatimit të procesit të votimit nga jashtë vendit.

Komisioni Rregullator vendosi që zgjedhësit nga jashtë i dërgohet dokumentacioni zgjedhor që përmban fletën e votimit, zarfin ku futet fleta e votimit, material udhëzues që përmban sqarime për zgjedhësin për plotësimin e fletës së votimit, sqarime për procedurat e dërgimit mbrapsht të fletës së votimit nga zgjedhësi tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si dhe informacione të tjera që lidhen me procesin e votimit si dhe zarfi i jashtëm ku vendoset zarfi që përmban fletën e votimit.

Zarfi ku futet fleta e votimit është në përmasa dhe në ngjyrë të njëjtë për të gjithë zgjedhësit.

Dokumentacioni zgjedhor që i dërgohet zgjedhësit nga jashtë përgatitet nga KQZ.

Ndërkohë, sa i përket procedurës së votimit, zgjedhësi të cilit i ka mbërritur dokumentacioni zgjedhor nga KQZ plotëson fletën e votimit duke bërë shënimin përkatës sipas udhëzimeve të dërguara nga ky institucion.

Plotësimi i fletës së votimit bëhet në mënyrë individuale.

Pasi plotëson fletën e votimit, zgjedhësi e vendos atë në zarfin e fletës së votimit të dërguar nga KQZ. Në zarfin e fletës së votimit vendoset/futet vetëm fleta e votimit dhe asnjë dokument tjetër.

Nuk lejohet asnjë lloj shënimi mbi zarfin e fletës së votimit.

Zarfi i fletës së votimit, i cili përmban vetëm fletën e votimit, vendoset në zarfin e jashtëm të dërguar tek zgjedhësi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Mbi këtë zarf KQZ do të vendosë/ngjisë Kodin Unik të regjistrimit të çdo zgjedhësi në PER. Kodi Unik i zgjedhësit gjenerohet automatikisht nga PER dhe përmban emër, mbiemër të zgjedhësit, shtetin ku ka kërkuar t’i dërgohet fleta e votimit, si dhe qarkun ku ka regjistrin e gjendjes civile në Republikën e Shqipërisë. Kodi Unik i zgjedhësit është gjithashtu i pasqyruar në formën e një Barcode, ose QR Code. Pasi gjenerohet nga PER, Kodi Unik bëhet i disponueshëm për çdo zgjedhës nga jashtë vendit.

Në momentin që zgjedhësit i mbërrin në adresën e deklaruar jashtë vendit zarfi i dërguar nga KQZ, zgjedhësi do të konfirmojë në PER marrjen në dorëzim të zarfit.

Zarfi i jashtëm mbi të cilin është vendosur Kodi Unik i zgjedhësit i cili ka brenda zarfin që mban fletën e votimit, futet në zarfin e operatorit të shërbimit postar dhe postohet për në adresën e KQZ.

Dërgimi i dokumentacionit zgjedhor nga zgjedhësi për në KQZ, rekomandohet të bëhet nëpërmjet një shërbimi postar i cili mundëson gjurmimin e dërgesës. Zgjedhësi duhet të kujdeset që dërgimi i dokumentacionit zgjedhor për në KQZ të bëhet brenda një afati i cili mundëson mbërritjen e tij në Republikën e Shqipërisë brenda orës 19:00 të ditës së zgjedhjeve

Dërgimi i dokumentacionit zgjedhor bëhet nëpërmjet një shërbimi postar që mundëson gjurmimin e postimit të materialit zgjedhor nga KQZ tek zgjedhësi dhe anasjelltas, dhe i dërgohet zgjedhësit nga jashtë në mënyrë individuale në adresën e deklaruar nga ai vetë në PER.

Fletët e votimit të dërguara nga zgjedhësit do të përcillen nga pika/pikat e grumbullimit të operatorëve të ofrimit të shërbimit postar në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë për në ambientet e përcaktuara për ruajtje të KQZ në një orë të caktuar të ditës, çdo ditë.

(ATSH)

Shqiptare Hasani uron Marco Rubio për detyrën e Sekretarit të Shtetit: Mirëpresim të forcojmë më tej lidhjet e forta

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani uroi sot Marco Rubio-n për emërimin Sekretar i Shtetit të Shteteve…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqiptare Hasani uron Marco Rubio për detyrën e Sekretarit të Shtetit: Mirëpresim të forcojmë më tej lidhjet e forta

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani uroi sot Marco Rubio-n për emërimin Sekretar i Shtetit të Shteteve…