Rama: 1.2 milionë vizitorë në sitet kulturore të vendit përgjatë gjithë vitit

Trashëgimia kulturore dhe historike tërheq të huajt në vendin tonë, numri i të cilëve është shtuar ndjeshëm.


Kryeministri Edi Rama tha sot se më shumë se një milionë vizitorë kanë shkelur në sitet kulturore të shpërndara në të gjithë vendin, bashkë me kuriozitetin dhe motin e favorshëm në këto ditë të ngrohta të nëntorit. Turizmi vazhdon të shënojë shifra rekord në vendin tonë, duke e kthyer Shqipërinë në një atraksion absolut për të huajt dhe jo vetëm.

“Turistët vijojnë dhe në këto ditë me diell të nëntorit të vizitojnë sitet tona kulturore, të cilat përgjatë gjithë vitit kanë mikpritur 1,229,195 vizitorë”, shkruan Rama në postimin e tij në Facebook.

Trashëgimia kulturore dhe historike tërheq të huajt në vendin tonë, numri i të cilëve është shtuar ndjeshëm. Ky vit ka qenë një dëshmi e rëndësisë së përkushtimit ndaj trashëgimisë historike duke i paraprirë boom-it të turizmit kulturor që përkthehet në mbështetjen më të qëndrueshme të zhvillimit ekonomik.

Prej kohësh tashmë vërehet rritje e ndjeshme e vizitorëve, si vendas ashtu edhe të huaj që provon interesin në rritje për thesaret tona kulturore, krahas natyrës dhe ofertës akomoduese e shlodhëse.

Ndërkaq, janë rreth 500 objekte të restauruara e mirëmbajtura, nga të cilat 210 objekte restauruar me buxhet shteti dhe donatorë, 190 objekte mirëmbajtur me buxhet shteti, 99 objekte private trashëgimie kulturore përfitues nga buxheti i shtetit për Bonusin e Rijetëzimit, investime këto që kanë kontribuar në rritjen e turizmit kulturor.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…