Samiti COP29, Rama: Nevojiten veprime kuptimplota kundër ndryshimeve klimaterike

Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, COP29 po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.


Kryeministrit Edi Rama nënvizoi sot domosdoshmërinë e vullnetit politik për të shkuar përtej fjalëve dhe për t’u bashkuar për veprime kuptimplota për të luftuar ndryshimin e klimës.

Në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, COP29 që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit, kryeministri Rama u shpreh se “fjalimet tona të mbushura përplot me fjalë të mira për të luftuar ndryshimin e klimës, nuk ndryshojnë asgjë”.

“Jeta vazhdon me zakonet e saj të vjetra dhe fjalimet tona të mbushura përplot me fjalë të mira për të luftuar ndryshimin e klimës. Nuk ndryshojnë asgjë. Edhe më keq, ashtu siç Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara e theksoi dje, emetimet e karbonit faktikisht janë rritur gjatë këtij viti nga COP-i i mëparshëm deri tek ky aktual në vend që të ulen dhe objektivat ambicioze po shtyhen edhe një herë në një botë që gjithmonë e më shumë është e çoroditur e thellësisht e ndarë”, tha Rama.

Kryeministri vuri në dukje se Shqipëria ka prodhim 100% me energji të ripërtëritshme, ndërsa nënvizoi rëndësinë për të shkuar përtej fjalëve dhe për t’u bashkuar për veprime kuptimplota kundër ndryshimeve klimaterike.

“Vij këtu nga një vend i vogël në mes të Europës, Shqipëria, ku jemi krenar që kemi prodhim 100 % me energji të ripërtëritshme. Por çfarë nënkupton kjo për të ardhmen e botës nëse ndotësit më të mëdhenj vazhdojnë punën e tyre si përherë? Larg qoftë t’i jap leksion ndonjërit, duke qenë se në fund të fundit jemi mësuar që të na bëjnë leksione, jo t’u bëjmë ne të tjerëve, por ideja ime është çfarë dreqin po bëjmë në këto mbledhje njëra pas tjetrës, nëse nuk ka vullnet politik në horizont për të shkuar përtej fjalëve dhe për t’u bashkuar për veprime kuptimplota. Akoma më keq disa aktorë të mëdhenj dhe të vegjël edhe e bojkotuan këtë ngjarje vjetore”, tha ai.

“Për një kohë të gjatë, ne shqiptarët jetuam nën mallkimin e një historie mizore që na la në izolim të plotë pa asnjë të drejtë, pa asnjë liri lëvizjeje, pa asnjë shpresë për të ardhmen. Ndërkohë që së fundmi jemi të bekuar me shoqërinë e BE dhe për herë të parë në histori liritë, ëndrrat dhe shpresat janë bërë pjesë e jetës sonë, por ajo çfarë po ndodh në Europë dhe në botë sot nuk lë shumë hapësirë për optimizëm dhe pse optimizmi është e vetmja mënyrë mbijetese që njohim ne shqiptarët”, shtoi Rama.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Udhëzim për miratimin e licencave për ripërdorimin e të dhënave të hapura

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja, dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi…

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Udhëzim për miratimin e licencave për ripërdorimin e të dhënave të hapura

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja, dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi…