Mazniku: Bashkitë mbledhin të ardhura sa 51 % e shpenzimeve, dyfishim i investimeve për frymë

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku deklaroi sot se bashkitë kanë përmirësuar ndjeshëm buxhetin e tyre, në krahasim me vitin 2014.


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku deklaroi sot se bashkitë kanë përmirësuar ndjeshëm buxhetin e tyre, në krahasim me vitin 2014.

Mazniku, iu përgjigj deputetëve të opozitës në Parlament në lidhje me reformën territoriale të vitit 2015 dhe ndikimin që ajo ka pasur në buxhetin dhe të ardhurat e bashkive në Shqipëri.

Në përgjigje të deputetëve të opozitës, Mazniku tha se buxheti i këtij viti është 3 herë më i madh se ai i 363 bashkive dhe komunave të para reformës.

“Nga 13.1 miliardë lekë të ardhura që mblidhnin bashkitë në vitin 2014, ose 36 % të totalit të të ardhurave që ato shpenzonin, sot jemi në një nivel prej 34.9 miliardë lekësh. Pothuajse është trefishuar sasia e të ardhurave që bashkitë mbledhin. Kjo shumë përbën 51 % të totalit të shpenzimeve”, tha ministri Mazniku.

Nga ana tjetër, ai vuri në dukje se është dyfishuar edhe volumi i investimeve për frymë.

“Kemi qenë në një nivel prej 3 773 lekë investime për frymë, sot jemi në nivelin 6 724 lekë investime për frymë. Është dyfishuar volumi i investimeve për frymë“, u shpreh Mazniku.

Sipas tij, në 2014-ën shpenzimet për paga zinin 70 % të totalit të buxhetit. Sot, tha ai, zënë vetëm 43 % të buxhetit.

“Vetëm kjo e dhënë mjafton të tregojë për peshën që pagat mbajnë brenda totalit të buxhetit të bashkive. Nga ana tjetër ka bashki të cilat kanë nivelin më të ulët të shpenzimeve për paga, si Himara, Tirana dhe Kamza, ndërsa tri bashkitë që kanë shpenzimet më të larta për pagat janë Mirëdita, Fushë Arrëzi dhe Këlcyra”, deklaroi Mazniku.

Për sa i përket akuzave për rritje të numrit të punonjësve të emergjencave civile, Mazniku theksoi se numri është dyfishuar, por se është ende larg numrit të duhur.

“Kemi pasur 705 punonjës në strukturat e emergjencave civile dhe sot kemi 1 315. Nga njëra anë hidhen akuza se nuk iu përgjigjemi dot situatave të emergjencave civile, nga ana tjetër hidhen akuza për fryrje të strukturave. Po, për t’u përballur me emergjencat civile na duhen njerëzit, duhet të kemi numrin e duhur të njerëzve. Nuk jemi ende në standardin e duhur por jemi përmirësuar dyfish në raport me 10 vite më parë. Kemi pasur 110 mjete sot kemi 213 mjete për emergjencat civile”, u shpreh ai.

(ATSH)

Biznesi platformë ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm, konkurrueshmëri dhe inovacion

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat më të rëndësishme të biznesit, kanë hartuar një Platformë Ekonomike…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Biznesi platformë ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm, konkurrueshmëri dhe inovacion

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat më të rëndësishme të biznesit, kanë hartuar një Platformë Ekonomike…