Rritja e kapaciteteve të mbrojtjes, Vengu: Bisedime me Pentagonin për kredi të buta

Shqipëria është në bisedime me Pentagonin që të përfitojë nga kreditë e buta që jepen nga SHBA për rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes.


Shqipëria është në bisedime me Pentagonin që të përfitojë nga kreditë e buta që jepen nga SHBA për rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes.

Lajmin e bëri të ditur sot, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu gjatë një interviste televizive, ndërsa foli për projektbuxhetin 2025 për mbrojtjen.

Vengu u shpreh se mbrojtja kundërajrore është një hap doemthënëses që duhet ndërmarrë, por është e kushtueshme.

“Ndaj edhe risia e buxhetit parashikon mundësinë që ne të marrim edhe financime të huaja. Ka disa instrumente tepër interesante kryesisht nga partnerët tanë, si SHBA. Jemi në bisedime me Pentagonin që të përfitojmë edhe ne nga mundësitë e kredive të buta që jepen nga SHBA për rritjen e kapaciteteve tona për fuqi zjarri dhe sisteme mbrojtje, pra dhe investime të mirëfillta”, tha Vengu.

Sipas tij, bëhet fjalë për instrumente interesantë nga pikëpamja e lehtësisë financiare, pasi janë kredi të buta. “Disa vende aleate si Polonia dhe Rumania kanë përfituar nga këto instrumente dhe besoj se edhe ne do të përfitojmë”, tha Vengu.

Duke u ndalur te buxheti 2025, Ministri solli në vëmendje rritjen e konsiderueshme të pagave për ushtarakët.

“Me rritjen e fundit që hyn në fuqi në janar 2025 ne jemi në krye të tabelës së pagave në rajon dhe lëmë pas shumicën e vendeve të rajonit. Ne nuk do të mjaftohemi këtu, pasi përmes investimeve në industrinë ushtarake ne duam të kemi kapacitete t’i rrisim edhe më tej”, tha Vengu.

Po ashtu, ai theksoi se synohet ndërtimi i kapaciteteve në mbrojtje kibernetike me paga të barazvlefshme me sektorin privat.

“Mbi 50% e buxhetit është e dedikuar te forcat e luftimit, pra rritje e kapaciteteve të FA-së me pajisje, sisteme e mjete. Do të investojmë në mbrojtje kunëdërajrore. Janë investime domethënëse, të kushtueshme që bëhen për herë të parë, ndaj cilësia e personelit duhet të jetë në lartësinë që kërkon teknologjia e sotme. Elementi i dytë ka të bëjë me rritjen e kapaciteteve në flotën detare, pra të kemi edhe kapacitete luftarake”, tha Vengu.

Ministri theksoi se synohet që falë ligjit të ri për industrinë ushtarake, jo vetëm të ngremë industrinë detare, por edhe të ndërtojmë për eksport.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Automotoparku i Elbasanit, Rama: Ambicia jonë, Shqipëria 2030 të mikpresë Formula 1

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se Automotoparku i Elbasanit do të mirëpresë garat më prestigjioze të Formula 1, me 300…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Automotoparku i Elbasanit, Rama: Ambicia jonë, Shqipëria 2030 të mikpresë Formula 1

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se Automotoparku i Elbasanit do të mirëpresë garat më prestigjioze të Formula 1, me 300…