AAC dhe Aeroporti i Mynihut, diskutime për planin e tranzicionit të aeroportit të Vlorës

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës do të jetë i kategorisë 4E, me një pistë me gjatësi prej 3.2 kilometrash duke mundësuar edhe fluturimet transoqeanike.


Një delegacion i Aeroportit Civil Shqiptar (AAC) po zhvillon takime me përfaqësues të Aeroportit të Mynihut, si ofrues i shërbimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

AAC bën të ditur se gjatë këtij takimi u diskutua jo vetëm mbi çështjet e certifikimit, që tashmë ka filluar, por edhe planin e tranzicionit, rekrutimin dhe trajnimin e stafit, si dhe emërimin e pozicioneve kyçe, sikurse janë menaxheri i Përputhshmërisë, menaxheri i Sigurisë në Operim, menaxheri i Operimeve dhe menaxheri i Mirëmbajtjes.

AAC deklaroi se do të sigurojë certifikimin në përputhje me standardet, duke adresuar sigurinë në operim dhe kapacitetet e ofruara në momentin e lëshimit të certifikatës.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës do të jetë i kategorisë 4E, me një pistë me gjatësi prej 3.2 kilometrash duke mundësuar edhe fluturimet transoqeanike.

Aeroporti i Vlorës që pritet të hapet vitin e ardhshëm, do të jetë edhe aeroporti më i madh në Ballkanin Perëndimor. Porta ajrore e jugut synon t’i japë një tjetër hov zhvillimit të zonës po veçanërisht turizmit në vend.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…