Java Ndërkombëtare e Sipërmarrjes rikthehet në Tiranë

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të kthyer Shqipërinë në një qendër dinamike për inovacion dhe zhvillim ekonomik


Java Ndërkombëtare e Sipërmarrjes (GEW Albania 2024 ) rikthehet në Tiranë nga datat 18-25 nëntor, me një sërë aktivitetesh të rëndësishme ku do të mblidhen së bashku novatorë, sipërmarrës dhe biznese nga shumë vende të botës.

Nën kujdesin e posaçëm të ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj së bashku me Agjencinë Shtetërore të Start Up-eve , do të organizohen mbi 50 aktivitete në Tiranë, me mbështetjen e 35 partnerëve nga sektori publik dhe privat, bota akademike dhe organizatat ndërkombëtare që operojnë në vend.

Java Ndërkombëtare e Sipërmarrjes (GEW Albania 2024) do të ketë në fokus rritjen e ndërveprimit midis të gjithë aktorëve, rrjetëzimin, diversifikimin e financimeve alternative, fuqizimin e ekosistemit mbështetës, por mbi të gjitha transformimin e kulturës së të bërit biznes me qasje ndaj risive globale dhe krijimit të vlerës së shtuar për ekonominë.

Në këtë frymë, sesionet që do të organizohen do të përfshijnë aftësim dhe frymëzim nga histori suksesi sipërmarrjesh kombëtare dhe ndërkombëtare; motivim nga folës dinamik dhe takime me mentorë; programe aftësimi me partnerë të ndryshëm; diskutime me gratë sipërmarrëse, të rinj ambiciozë dhe drejtues biznesesh; diskutime në panele, prezantime dhe raporte të industrive; vizita në biznese dhe takime të dedikuara me drejtues të korporatave të huaja dhe vendase.

Kjo javë do të mbledhë së bashku themelues biznesesh, investitorë, ekspertë dhe entuziastë të sipërmarrjes nga e gjithë bota, duke ofruar mundësi për rrjetëzim, mësim dhe bashkëpunim për zhvillimin e ideve dhe projekteve të reja.

Gjatë javës, qytetarët dhe profesionistët shqiptarë do të kenë mundësinë të marrin pjesë në një seri aktivitetesh, duke përfshirë seminare, trajnimet, panele diskutimi dhe sesione mentorimi që do të mbahen në disa nga lokacionet më të rëndësishme të Tiranës.

Të gjitha sesionet e kësaj jave synojnë të frymëzojmë, motivojmë, fuqizojmë, lidhim dhe ndajmë njohuritë në fushën e sipërmarrjes me studentë, studentë sipërmarrës, mentorët dhe partnerët tanë të biznesit.

Shqipëria ka histori të suksesshme sipërmarrjesh të reja dhe po punon për të fuqizuar ekosistemin e tyre, përmes një kuadri ligjor model dhe mbështetjes së vazhdueshme financiare. Misioni ynë është pikërisht zhvillimi i këtij vizioni.

Qeveria Shqiptare është e angazhuar gjithmonë dhe më shumë në mbështetje të sipërmarrjes novatore dhe përmirësimit të mjedisit ekonomik, përmes aksesit financiar me skemat e granteve, zhvillimit të kapaciteteve të lehtësuesve, si dhe aftësimit të talenteve, duke i shërbyer një qëllimi primar, atij të rritjes së qëndrueshme ekonomike.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të kthyer Shqipërinë në një qendër dinamike për inovacion dhe zhvillim ekonomik, duke bashkuar profesionistë dhe liderë të ndryshëm nga e gjithë bota në një javë të mësimit dhe rritjes.

(ATSH)

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…