Mbrojtja sociale, 248 miliardë lekë në 2025-ën, 10 miliardë me shumë se një vit më parë
Mbrojtja Sociale vijon të mbetet prioritet i qeverisë shqiptare.
Mbrojtja Sociale vijon të mbetet prioritet i qeverisë shqiptare.
Agjencia për Media dhe Informim bëri të ditur sot se, në vitin 2025, përmes pr/buxhetit të parashikuar nga qeveria garantohen mbi 248 miliardë lekë, ose 10 miliardë lekë më shumë se në buxhetin e rishikuar të 2024-ës për mbrojtjen sociale.
Përmes shpenzimeve që zënë rreth 9.5% të PBB-së, pjesa më e madhe e fondeve shkojnë për personat me aftësi të kufizuara, strehimin social, mbështetjen për skemat e pensioneve, si dhe për “Bonusin e Bebes”.
Përmes mbështetjes së politikave prioritare në mbrojtjen sociale do të jenë 62,000 përfitues nga skema e ndihmës ekonomike, 164,000 përfitues si persona me aftësi të kufizuar dhe kujdestarë të tyre, 8500 gra të papuna me 3 aро më shumë fëmijë deri në 18 vjeç që mbështeten me kontribute shoqërore.
Gjithashtu vihen në dispozicion 745 milionë lekë për strehimin social.
Do të jenë 780 mijë përfitues për skemat mbështetëse të pensioneve si dhe 33,000 fëmiijë përfitues nga “Bonusi i Bebes”.
Në krahasim me vitet e shkuara, pr/buxheti 2025 planifikon 248.1 miliardë lekë për mbrojtjen sociale.
Kjo shifër në vitin 2024 ishte 238.03 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2013 ishte 122.9 miliardë lekë. (ATSH)