Gonxhja: Praktikat më të mira evropiane në blerjet e përqendruara

Stafi i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara ishte promotor i një seminari produktiv, mbështetur nga TAIEX, për praktikat më të mira të organeve qendrore blerëse në Itali, Finlandë dhe Austri.


Stafi i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara ishte promotor i një seminari produktiv, mbështetur nga TAIEX, për praktikat më të mira të organeve qendrore blerëse në Itali, Finlandë dhe Austri.

Gjatë këtij eventi, ekspertët nga BBG Austria, CONSIP Itali dhe Hansel Finlandë, ndanë njohuri dhe praktika të avancuara mbi efektivitetin e prokurimit të përqendruar, sistemet dinamike të blerjeve, përdorimin e katalogjeve elektronikë në prokurime, etj.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja vlerësoi se ky workshop ishte një mundësi shumë e dobishme për të rritur kapacitetet dhe njohuritë e stafit të OBP-së, si edhe për t’u matur me më të mirët.

TAIEX është instrumenti i Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit i Komisionit Evropian, që mbështet administratat publike në lidhje me përafrimin, zbatimin dhe forcimin e legjislacionit të BE-së, si dhe lehtësimin e shkëmbimit të praktikave më të mira të BE-së.

“OBP në vetëm 7 muaj nga nisja e aktivitetit si sh.a., nën Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit – MEKI, ka arritur rezultate që na bëjnë krenarë në numrin dhe suksesin e procedurave, shpejtimin dhe mirëadministrimin e praktikave, risitë e inovacionin digjital, hartimin dhe certifikimin në kohë rekord të shumë manualeve të mallrave e shërbimeve në ndihmë të enteve publike blerëse, si edhe duke rritur kursimin dhe zgjeruar konkurrencën e pjesëmarrjen e subjekteve ofertuese”, u shpreh Gonxhja.

(ATSH)

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.