Ndahen çmimet e Panairit të Librit, Enkel Demi shpallet autori më i mirë i vitit

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë të vitit me romanin e saj “Kohëstrehim”.


Këtë të shtunë në Pallatin e Kongreseve janë ndarë çmimet e Panairit të Librit Tirana 2024 për veprat më të mira letrare. Në edicionin e 27-të të këtij panairi, çmimi “Shkrimtari më i mirë i vitit 2024” iu dha Enkel Demit, i cili përdor pseudonimin letrar Tom Kuka, për romanin “I rënë nga qielli”.

Ky çmim iu dorëzua Demit me motivacionin: “Për trajtimin me mjeshtëri stilistikore dhe burimore të një teme të mprehtë për tranzicionin shqiptar, por po aq edhe në rrafsh të përbotshëm, siç është ajo e përpjekjes njerëzore pěr të bërë një jetë të kuptimshme në kushtet e absurdit kolektiv.”.

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë të vitit me romanin e saj “Kohëstrehim”.

Anastas Angjeli u shpall fitues i çmimit për studimin më të mirë në shkencat ekonomike.

Për sa u përket çmimeve të panairit të librit, çmimin për studimin më të mirë e mori profesoreshë Viola Isufaj me monografinë kushtuar poetit Zef Zorba: “Baladë dritash për Zorbën”.

Çmimi tradicional për përkthimin më të mirë në frëngjisht i shkoi Lindita Gjetanit, për veprën “Mirupafshim atje lart”.

Panairi organizohet nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Ai u hap në datën 13 nëntor e do të vazhdojë deri më 17 nëntor. Në të marrin pjesë 90 botues jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga treva të tjera shqipfolëse.

Motoja e këtij viti e panairit është: “Të lexosh do të thotë: të jetosh, të zbulosh, të rritesh”.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”