Siguria Rrugore, Policia aktivitete ndërgjegjësuese me nxënësit e shkollave dhe komunitetin

Policia Rrugore ka simuluar situata rrugore me nxënësit për t’i edukuar mbi sjelljen e sigurt në rrugë‍ dhe për mënyrën e reagimit në raste emergjente


Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore, Policia në të gjithë vendin, në bashkëpunim me Drejtoritë e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Kryqin e Kuq, institucionet arsimore dhe Policitë bashkiake, ka organizuar aktivitete ndërgjegjësuese me nxënësit e shkollave dhe komunitetin.

Aktivitetet synuan në ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e përdoruesve të rrugës për rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit me qëllim parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Gjatë javës, Policia Rrugore ka simuluar situata rrugore me nxënësit për t’i edukuar mbi sjelljen e sigurt në rrugë‍ dhe për mënyrën e reagimit në raste emergjente . Diskutimet përfshinë respektimin e rregullave të trafikut , funksionimin e semaforit , kuptimin e shenjave të punonjësve të Policisë dhe rëndësinë e përdorimit të rripit të sigurimit .

Aktivitetet u shoqëruan dhe me materiale edukative, si fletëpalosje dhe ilustrime, për t’i bërë konceptet e sigurisë rrugore më të kuptueshme për nxënësit dhe komunitetin.

Policia Rrugore apelon për përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, duke kontribuuar të gjithë në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në vend.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Mbështesim sipërmarrjet që rrisin ekonominë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, vizitoi kompaninë “Hako”, që operon në sektorin e përpunimit të mishit.

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Mbështesim sipërmarrjet që rrisin ekonominë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, vizitoi kompaninë “Hako”, që operon në sektorin e përpunimit të mishit.