Pr/buxheti 2025, Vengu: Vijon rritja e pagave dhe modernizimi i FA

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot se, në total janë 52.7 miliardë lekë që i dedikohen mbrojtjes për vitin 2025.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot se, në total janë 52.7 miliardë lekë që i dedikohen mbrojtjes për vitin 2025.

Në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend ku po diskutohet pr/buxheti 2025, Vengu u shpreh se, “pr/buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2025 është padyshim më domethënësi i dy dekadave të fundit, jo vetëm për nga vlera totale, por mbi të gjitha për nga tipologjia e investimeve dhe projekteve që ai mundëson”.

Vëngu u shpreh se, në total janë 52.7 miliardë lekë që i dedikohen mbrojtjes për vitin 2025 me rritje në tërësinë e programeve buxhetore, nga investimet në kapitalin njerëzor dhe deri tek parandalimi i emergjencave civile.

“Një rritje prej 4.6% në krahasim me vitin 2024, rritje kjo më e lartë se rritja e PBB-së, duke nënvizuar në këtë mënyrë vëmendjen e posaçme që kjo qeveri i nënvizon dhe i kushton mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare”, tha ai.

Ai theksoi se, “për vitin e dytë radhazi buxheti i mbrojtjes mbetet mbi kufirin e 2% të PBB-së, ndërkohë që mbi 20% e totalit të shpenzimeve i dedikohen investimeve në pajisje kritike dhe modernizim”.

Vengu u shpreh se, për vitin që vjen totali i shpenzimeve kapitale vjen në rritje.

“Kemi një vlerë prej 28.2 miliardë lekësh, ku shpenzimet kapitale me financim të huaj janë në masën 12.2 miliardë lekësh”, tha ai.

Hapësira fiskale, shtoi ai, “na lejon që të konsiderojmë nga vitit 2025 edhe mundësinë e kredisë së huaj nga vendet partnere dhe përkatësisht nga partneri ynë strategjik për të financuar projektet e modernizimit të forcave të armatosura”.

Në krahasim me vitin 2024, Vengu u shpreh se, “programet buxhetore njohin një rritje të investimeve në forcat e luftimit dhe në arsimin ushtarak dhe një reduktim të shpenzimeve për menaxhim dhe administrim”.

Ai paraqiti disa prej produkteve të buxhetit 2025.

“Së pari investimi në kapitalin njerëzor mbështetur në politika që nga 2021 në fakt për rritjen e trajtimit financiar të personelit ushtarak. Është parashikuar një rritje domethënëse mbi pagë, nga e cila përfitojnë rreth 6 mijë ushtarakë, ku rishtas përfitojnë rreth 2500 prej tyre. Rritja e vijueshme e pagave e çon në fakt në 71% rritjen që nga viti 2021. Pra përpjekja e madhe buxhetore që i kërkojmë taksapaguesit shqiptar i dedikohet pikë së pari trajtimit dinjitoz të personelit ushtarak. Ky është vetëm një ilustrim sesi rritja ekonomike e vendit rishpërndahet në familjet shqiptare”, tha ai.

Ky, theksoi Vengu, “është një ha domethënës drejt arritjes së objektivit të qeverisë për një trupë ushtarake të mirë pajisur, të mirë paguar dhe të mirë stërvitur”.

Nga ana tjetër, shtoi ministri, “pr/buxheti siguron rreth 1 miliardë lekë për strukturën rezerviste përgjatë vitit 2025, një komponent i rëndësishëm për t’iu përgjigjur në kohë nevojave, ndryshimeve të sigurisë rajonale dhe më gjerë”.

“Synimi ynë është që deri në vitin 2030 ky komponent të përbëjë 1/5-ën e Forcave të Armatosura ose në shifra 2100 forca”, tha ai.

Së dyti, u shpreh Vengu, “modernizimi dhe rritja e gatishmërisë operacionale zë vendin më të madh të burimeve financiare me një peshë specifike prej 54.8% e buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes”.

Më konkretisht, shtoi ai, “buxheti siguron vijimësinë e 21 projekteve të modernizimit që janë në zbatim e sipër dhe fillimin e 8 projekteve të reja në sisteme mbrojtëse për rritjen e reagimit të shpejtë të FA”.

Së treti, u shpreh Vengu, “përmirësimi i infrastrukturës ushtarake dhe miradministrimi i aseteve si një aspekt thelbësor i gatishmërisë operacione të FA ku parashikohet vijimësia e 62 projekteve në infrastrukturë dhe 8 objekte të reja që do i nënshtrohen investimit me qëllim rritjen e kapaciteteve”.

Së katërti, theksoi Vengu, “fondet e parashikuara për vitin 2025 në programin e emergjencave civile janë në vlerën 5.5 miliardë lekë, duke njohur rritjen më të konsiderueshme të viteve të fundit”.

Së pesti, tha Vengu, ri ngritja e industrisë ushtarake në vendin tonë. Një proces tashmë i nisur dhe i cili do të kthejë aftësitë zhvilluese dhe prodhuese të municioneve, lëndëve plasëse dhe armatimit të lehtë, mbështetur në teknologjinë më të avancuar të prodhimit të tyre për ta kthyer këtë industri në nivele konkurruese edhe për tregjet ndërkombëtare”.

“Rivitalizimi i industrisë ushtarake do të sjellë gjenerimin e të ardhurave brenda vitit 2025, në mënyrë që të mos jemi më thjesht konsumatorë të buxheteve të alokuara, por të gjenerojmë dhe të mira publike”, tha ai.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Avokatja e Popullit: Duhet një bashkëpunim i koordinuar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Avokatja e Popullit nënvizoi rolin e rëndësishëm të monitorimit dhe ndërhyrjes në rastet kur të drejtat e fëmijëve shkelen ose…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Avokatja e Popullit: Duhet një bashkëpunim i koordinuar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Avokatja e Popullit nënvizoi rolin e rëndësishëm të monitorimit dhe ndërhyrjes në rastet kur të drejtat e fëmijëve shkelen ose…