Arkivat prezantojnë pesë botimet më të reja studimore

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) prezantoi pesë botime të reja studimore, që trajtojnë tematika historike dhe të lëmit të arkivistikës.


Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) prezantoi pesë botime të reja studimore, që trajtojnë tematika historike dhe të lëmit të arkivistikës.

DPA-ja sjell për të tretin vit radhazi studime mbi periudha dhe figura të rëndësishme në historinë e vendit, si edhe mbi metodologjinë arkivore në hapësirën shqiptare. Në pesë botimet e këtij viti, tre janë përmbledhje dokumentesh, një monografi dhe revista “Arkivat Shqiptare”.

“Vitin në vijim fokusi do të jenë udhërrëfyesit arkivorë që do të lehtësojnë punën e studiuesve, pasi tani është e nevojshme. Deri dje, studiuesit drejtoheshin në Sallën e Studimit në Tiranë, por në 4 vitet e fundit, me hapjen e Këndeve Arkivore në rrethe, brenda dhe jashtë vendit, asistenca e specialistëve të arkivit nuk është e mundur”, vlerësoi drejtori i përgjithshëm i DPA, Bido.

Studiuesi Sokol Çunga, autor i botimit “Jani Vreto, korrespondencë me Sotir Kolean”, u shpreh se vlera e shtuar e këtij publikimi është korrespondenca e letrave të dorëshkruara nga veprimtari i Rilindjes për ish-drejtuesin e Bibliotekës Kombëtare.

Në fjalën e saj, studiuesja Elsa Saka, bashkautore e botimit “Lëvizja e Qershorit 1924 në dokumentet arkivore”, së bashku me studiuesin Fatjon Balliu, theksoi se ky punim që përkon me përvjetorin jubilar të një ngjarjeje historike polarizuese, synon t’u vijë në ndihmë studiuesve, përmes paraqitjes së fakteve me neutralitet.

Ndërsa, studiuesja Brisejda Lala, bashkautore e botimit “Dokumente mbi praninë e hebrenjëve në Shqipëri, 1939-1945”, së bashku me studiuesin Florin Zyberaj, tha se përcjellja e dëshmive historike për strehimin e hebrenjëve nga familjet shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore, i shërben ndër të tjera evidentimit të vlerave shoqërore.

Për të tetin vit, bashkëpunimi mes DPA-së ASHAK kurorëzohet me botimin e numrit të radhës së revistës “Arkivat Shqiptare”. Ky publikim, që është i vetmi në fushën e arkivave në mbarë trojet shqiptare, përmbledh punimet periodike të studiuesve dhe të arkivistëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të prezantuara në Konferencat Mbarëkombëtare të Arkivistikës.

Burimi: ATSH

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…