Fushata zgjedhore online, Celibashi: Kemi propozuar amendamente për plotësimin e legjislacionit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me International IDEA, Qendrën e Sundimit të Ligjit në Finlandë dhe Rrjetin Ballkanik për Gazetarinë Investigative, Shqipëri (BIRN) organizuan tryezën e dialogut për reformë politikash “Forcimi i integritetit të zgjedhjeve përmes monitorimit të reklamave politike online”.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me International IDEA, Qendrën e Sundimit të Ligjit në Finlandë dhe Rrjetin Ballkanik për Gazetarinë Investigative, Shqipëri (BIRN) organizuan tryezën e dialogut për reformë politikash “Forcimi i integritetit të zgjedhjeve përmes monitorimit të reklamave politike online”.

Ky aktivitet bëri së bashku përfaqësues të medias, të shoqërisë civile, të organizatave ndërkombëtare që kanë në fokus zgjedhjet, ekspertë ndërkombëtarë dhe kishte synim eksplorimin e diskutimin e sfidave kryesore me të cilat përballen organizatat e shoqërisë civile dhe media para zgjedhjeve parlamentare të 2025.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vuri theksin tek kuadri rregullator/ legjislacioni, i cili deri diku e rregullon mirë financimin e partive politike, por që mbetet akoma shumë për të bërë sa i përket reklamave online.

“Kemi propozuar pranë Kuvendit të Shqipërisë disa amendamente, të mbështetura dhe nga aktorë të tjerë të shoqërisë civile, të cilat synojnë të plotësojnë atë boshllëk që ka aktualisht legjislacioni në fuqi për reklamat në përgjithësi dhe reklamave online në veçanti, si edhe zhvillimit të fushatës zgjedhore online. Nuk ka patur reformë zgjedhore të mirëfilltë, por KQZ mbetet e angazhuar të bëjë më shumë dhe më mirë edhe me këtë kuadër rregullator që është aktualisht për monitorimin e fushatës së zgjedhjeve për Kuvend 2025”, shtoi ai.

Ekspertët ndërkombëtare sollën praktikat e vendeve si Moldavia e Finlanda mbi legjislacionin, bashkëpunimin me kompanitë e mëdha të teknologjisë së informacionit dhe medias digjitale, monitorimin dhe masat e ndërmarra nga institucionet përkatëse.

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, pjesëmarrësit ndanë mendimet e tyre lidhur me instrumentat që mund të përdoren për përmirësimin e monitorimit, pasi shpejtësia e madhe e digjitalizimit vazhdon të ndikojë dhe të transformojë dinamikat e fushatave politike, si nga perspektiva e burimeve të financimit, ashtu edhe për sa i takon kanaleve ku zhvillohet fushata zgjedhore.

Gjatë diskutimeve u theksua se ofrimi i informacioneve të sakta dhe në kohën e duhur, me qëllim që votuesit të bëjnë një zgjedhje të informuar, vazhdon të mbetet një sfidë, për sa kohë nuk ka parashikime regullash për fushatën në median online.

Monitorimi mediatik i fushatave zgjedhore është thelbësor për ruajtjen e integritetit zgjedhor, duke siguruar ndër të tjera transparencën, drejtësinë dhe llogaridhënien, si edhe duke mbajtur parasysh perspektivat gjinore.

Pjesëmarrësit dakordësuan se ndjekja dhe monitorimi efektiv i reklamave dhe fushatave politike si në mediat tradicionale ashtu edhe ato digjitale kërkojnë metodologji inovative dhe të përmirësuara, pavarësisht nga nivelet e ndryshme të rregullimit.

Burimi: ATSH

Lexo më shumë nga

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.