Malaj: Qëllimi ynë, interesat e qytetarëve dhe përparimi i ekonomisë

Sipas parashikimeve, rritja ekonomike pritet të jetë 3.9%.


Ministri i Financave, Petrit Malaj ka reaguar pas miratimit në parim të buxhetit 2025, me 75 vota pro në Kuvendin e Shqipërisë. Ministri vlerësoi angazhimin në diskutimet e këtyre dy ditëve, ndërsa shprehu qëllimin e buxhetit për të ardhmen dhe interesant e qytetarëve shqiptarë.

“Miratuam në Kuvend, në parim, projektligjin e Buxhetit të vitit 2025. Si Ministër i Financave, vlerësoj të gjithë angazhimin në diskutimet e zhvilluara gjatë dy ditëve maratonë.

Shqiptarët dëgjuan! Faktet janë kokëforta dhe secili prej nesh duhet të vejë në peshore, qëllimin kryesor, atë të përparimit të ekonomisë së vendit tonë, interesat e të gjithë qytetarëve shqiptarë, për një të ardhme më të mirë për fëmijët, për të rinjtë, për prindërit tanë. Ne jemi këtu me përgjegjshmërinë për të çuar përpara reformat, për të mbrojtur fondamentet e ekonomisë,si dhe për të siguruar integrimin sa më të shpejtë, me të drejta të plota në Bashkimin Europian”, – u shpreh ai në një postim në rrjetet sociale.

Projektbuxheti i vitit 2025, i diskutuar përgjatë 48 orëve në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, u miratua në parim me 75 vota pro, 40 vota kundër, ndërsa 22 deputetë të pranishëm në sallë nuk morën pjesë në votim.

Buxheti i vitit 2025, është 2 herë më i lartë se ai i vitit 2013, me një total prej rreth 8.2 miliardë euro. Sipas parashikimeve, rritja ekonomike pritet të jetë 3.9%. Kjo rritje do të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si nga konsumi privat ashtu edhe nga investimet totale në ekonomi. Turizmi po ashtu do ketë një rol të rëndësishëm.

Borxhi Publik pritet të reduktohet në 55.8% të Produktit të Brendshëm Bruto nga 56.3% dhe një raporti produktiv midis huamarrjes totale neto të buxhetit dhe shpenzimeve kapitale të qeverisë qendrore, duke realizuar një balancë korente pozitive prej 3.6% të PBB-së.

Sipas parashikimeve në buxhet, në fund të vitit 2024 pritet që papunësia të shkojë në nivelin 10.2%, dhe për vitin 2025 parashikimet janë që norma e papunësisë të zbresë në 9.8% të forcës aktive për punë.

(ATSH)

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…