
Forumi i Energjisë në Tiranë, OSHEE investime në “energjinë e pastër” dhe shërbime inovative
Forumi i Energjisë, i cili po mbahet sot dhe nesër në Tiranë, ka mbledhur aktorët kryesorë të tregut, për të ndarë praktikat më të mira në sektorin e Energjisë, te Panairi “Energjia, Ndërtimi dhe Ekonomia e Gjelbër”.

Grupi OSHEE do të vijojë investimet në përmirësimin e sistemeve “smart&green”, që nxisin zhvillimin e “energjisë së pastër”, përmes ofrimit të shërbimeve inovative.
Forumi i Energjisë, i cili po mbahet sot dhe nesër në Tiranë, ka mbledhur aktorët kryesorë të tregut, për të ndarë praktikat më të mira në sektorin e Energjisë, te Panairi “Energjia, Ndërtimi dhe Ekonomia e Gjelbër”.
OSHEE Group prezantohet në këtë event të rëndësishëm me shoqërinë FTL Sh.A. (Furnizuesi i Tregut të Lirë).
Në panelin me temë “Implementimi i Agjendës së Gjelbër në Tregun e Energjisë dhe Shërbimet Publike të Shqipërisë”, OSHEE Group prezantoi përmes drejtorit të Departamentit të Performancës, Mirsad Zagani, disa nga pikat kyçe të sistemit të shpërndarjes dhe të liberalizimit të tregut.
OSHEE bën me dije se aktivitetet gjatë këtyre dy ditëve do të trajtojnë çështje të rëndësishme, si: energjia e rinovueshme; eficienca në ciklin e plotë të energjisë në të gjithë sektorët; teknologjitë e reja; eficienca e ndërtimit dhe ndikimi në mjedis.
Panairi dhe forumet e organizuara do të krijojnë mundësi për ndërveprim midis prodhuesve dhe furnitorëve të teknologjive, produkteve dhe shërbimeve më inovative në industrinë e energjisë dhe ndërtimit.
OSHEE fton qytetarët të vizitojnë stendën e tyre për të mësuar më shumë rreth shërbimeve dhe prioriteteve që ofron FTL-ja, për furnizimin me cilësi dhe garanci me energji elektrike.