Programi për menaxhimin e mbetjeve të ngurta në 5 qarqe, Kumbaro: Betejën e kemi me standardet

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, u shpreh se përvoja pozitive e bashkëpunimit të qeverisë shqiptare me KfW në qarkun e Korçës, duhet të përhapet edhe në bashki të tjera.


U mbajt në Tiranë konferenca “Menaxhimi i qëndrueshëm miqësor me klimën në sektorin e mbetjeve të ngurta”, në të cilën u prezantua programi i përbashkët i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me Bankën Gjermane për Zhvillim KfW dhe Kooperacionin Zviceran SECO mbi menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve, koordinuar dhe monitoruar nga Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, u shpreh se përvoja pozitive e bashkëpunimit të qeverisë shqiptare me KfW në qarkun e Korçës, duhet të përhapet edhe në bashki të tjera.

“Programi “Menaxhimi i qëndrueshëm miqësor me klimën në sektorin e mbetjeve të ngurta” parashikon një investim që bëhet nga Banka Gjermane dhe Kooperacioni Zviceran SECO, bashkë me Agjencinë Franceze për Zhvillim me të cilën kemi një tjetër program për ekonominë qarkulluese nga programet IPA të BE për të mbuluar me infrastrukturë qarkun e Kukësit dhe qarkun e Gjirokastrës. Ndërkohë që sot kemi pesë zona të tjera të menaxhimit të mbetjeve që do të mbulojmë me programin SECO dhe KfW: Durrës, Dibër, Korçë, Berat dhe një pjesë të Vlorës veriore”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Ministrja Kumbaro tha gjithashtu se menaxhimi efektiv i mbetjeve, para së gjithash është një revolucion social e kulturor.

“Ne sot betejën e kemi me standardet, të cilat nuk arrihen as duke ndërtuar një agjenci, as duke pasur një drejtor, ekip apo duke marrë një kredi, por duke punuar me të gjithë shoqërinë dhe me të gjithë hallkat. Ndërkohë, krenohemi me shifrat, por sa më shumë shtohen turistët, aq më shumë shtohet problemi i menaxhimit të mbetjeve në territor. Një territor i pastër nuk mund të jetë me kosha të zbrazur dhe plehra të shpërndara. Territori o është i pastër, o nuk është i pastër. Pastërtia, mbrojtja e mjedisit, menaxhimi i mbetjeve, në radhë të parë është një revolucion. Një revolucion komunikimi, një revolucion social, një revolucion kulturor. Sot mblidhen mbi 85% e mbetjeve urbane”, vazhdoi ministrja Kumbaro.

Ky program prej 66 milionë euro siguron investime të rëndësishme në infrastrukturën e menaxhimit të integruar të mbetjeve në Durrës, Dibër, Korçë, Berat dhe Vlorën-Veriore që nga landfillet e mbetjeve urbane sipas standardeve europiane, landfille për mbetjet inerte, stacione transferimi, impiante të ndarjes së mbetjeve, qendra kompostimi apo investime në makineri për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve me objektivin për të reduktuar me 20% sasinë e mbetjeve në pikat fundore falë proceseve të riciklimit.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!