Projekt për trajtimin e mbetjeve në Berat, Demo: Në përputhje me standardet e BE-së

Në Berat u organizua sot tryeza e rrumbullakët me Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve (AKEM), përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim KFW dhe bashkitë e qarkut Berat, ku u diskutua mbi hapat e zbatimit të projektit të mbetjeve urbane për këtë qark.


Në Berat u organizua sot tryeza e rrumbullakët me Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve (AKEM), përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim KFW dhe bashkitë e qarkut Berat, ku u diskutua mbi hapat e zbatimit të projektit të mbetjeve urbane për këtë qark.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo tha se “në nisje të zbatimit të projektit patëm një koordinim të hapave ndërmjet partnerëve zbatues, në vijën e startit të tij”.

“Ky projekt do të bëjë të mundur ndërtimin e infrastrukturës për trajtimin e mbetjeve në përputhje me standardet e BE, nëpërmjet një landfilli rajonal, pajisje dhe makineri për pastrimin, grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve urbane, si dhe mbështetje teknike për stafet e bashkive”, theksoi Demo.

Projekti financohet nga qeveria Shqiptare, nëpërmjet Marrëveshjes me KFW dhe grantit nga qeveria zvicerane, nëpërmjet SECO.

Ndërkohë u mbajt sot në Tiranë konferenca “Menaxhimi i qëndrueshëm miqësor me klimën në sektorin e mbetjeve të ngurta”, në të cilën u prezantua programi i përbashkët i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me Bankën Gjermane për Zhvillim KfW dhe Kooperacionin Zviceran SECO mbi menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve, koordinuar dhe monitoruar nga Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve.

Ky program prej 66 milionë euro siguron investime të rëndësishme në infrastrukturën e menaxhimit të integruar të mbetjeve në Durrës, Dibër, Korçë, Berat dhe Vlorën-Veriore që nga landfillet e mbetjeve urbane sipas standardeve europiane, landfille për mbetjet inerte, stacione transferimi, impiante të ndarjes së mbetjeve, qendra kompostimi apo investime në makineri për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve me objektivin për të reduktuar me 20% sasinë e mbetjeve në pikat fundore falë proceseve të riciklimit.

Lexo më shumë nga

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…