Ekonomia qarkulluese, BE grante deri në vlerën 50 000 euro për startup-et
Java Globale e Sipërmarrjes, një program akselerimi 4-mujor solli për here të parë në Shqipëri programin Global Circular City Lab Tirana, i mbështetur nga Bashkimit Evropian, Qeveria Gjermane, dhe Bashkia e Tiranës, përmes projekteve Circular City Labs, BE për Ekonominë Qarkulluese dhe Qytete të Jetueshme, dhe BE për Inovacionin.
Java Globale e Sipërmarrjes, një program akselerimi 4-mujor solli për here të parë në Shqipëri programin Global Circular City Lab Tirana, i mbështetur nga Bashkimit Evropian, Qeveria Gjermane, dhe Bashkia e Tiranës, përmes projekteve Circular City Labs, BE për Ekonominë Qarkulluese dhe Qytete të Jetueshme, dhe BE për Inovacionin.
Në një njoftim për shtyp, Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), bën të ditur se ky aktivitet bëri bashkë sipërmarrës, përfaqësues të qeverisë dhe institucioneve lokale, shoqërinë civile dhe akademinë. Pjesëmarrësit prezantuan ide dhe zgjidhje konkrete për të reduktuar emetimet e gazrave serrë, mbetjet dhe për të promovuar ekonominë qarkulluese.
Projektet fituese, të cilat do të mbështeten me grante për të pilotuar idetë e tyre në Tiranë, përfshijnë: Eliminimin Reduktimin e paketimeve plastike në kozmetikë, kulinari apo njësi tregtimi; Prezantimin e sistemit për ripërdorimin e shisheve të qelqit në birrari; Pastrimin ekologjik të veshjeve për të ulur ndotjen në mjedis; si dhe organizimin e aktiviteteve kulturore dhe sociale duke përdorur materiale të ricikluara dhe miqësore me mjedisin.
Në Kuadër të këtij aktiviteti Circular City Labs Tirana, ka shpallur gjashtë projektet fituese të bizneseve dhe startup-eve të cilat ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme për transformimin e sistemeve të paketimeve të ripërdorshme dhe promovimin e ekonomisë qarkulluese në qytete.
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimi, theksoi mbështetjen e qeverisë për
projekte inovative në fushë e ekonomisë qarkulluese.
“Ekonomia qarkulluese është e ardhmja për qytetet tona. Përmes iniciativave si Circular City Labs Tirana, duke nxitur inovacionin dhe duke krijuar mundësi të reja ekonomike Shqipëria po dëshmon përkushtimin për ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme,” tha Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimi, në fjalën e saj.
Përfaqësues të Delegacionit te Bashkimit Evropian dhe Ambasadës Gjermane vlerësuan
bashkëpunimin mes qeverisë, bizneseve dhe komuniteteve për të adresuar sfidat e
menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve.
Projektet fituese do te mbështeten me grante deri në vlerën 50 000 euro të cilat do t’u mundësojnë të pilotojnë idetë e tyre në Tiranë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.
Rreth Circular City Labs
Circular City Labs synon të reduktojë emetimet e gazrave serrë përmes parandalimit të
mbetjeve duke aplikuar një sistem funksional të paketimeve të ripërdorshëm dhe duke nxitur pjesëmarrjen e grave në ekonomitë qarkulluese vendore.
Circular City Labs Tirana organizohet për herë të parë në Shqipëri falë një një bashkëpunimi midis partnerëve vendas dhe ndërkombëtarë.
Të nxitur nga qëllimi i përbashkët për të përshpejtuar transformimin e Shqipërisë në një ekonomi të drejtuar nga inovacioni, qarkullueshmëria dhe e bazuar në informacion e njohuri, Bashkimi Evropian, Gjermania dhe Qeveria Suedeze bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës nëpërmjet tre projekteve: (1)Circular City Labs (2) BE për Ekonominë Qarkulluese dhe Ekonomia Qarkulluese për Zhvillim të Qëndrueshëm Urban dhe (3) BE për Inovacion. CCL Tirana implementohet nga Destil Creative Hub, Co-Plan, Institutin për Zhvillimin e Habitatit, dhe Universitetin POLIS.
Ky projekt përforcon potencialin e Shqipërisë për të qenë një model në ekonominë qarkulluese dhe në ndërtimin e qyteteve të jetueshme për gjeneratat e ardhshme. (ATSH)