Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”,


Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, të akredituar në Tiranë. Në fokus të diskutimeve ishte avancimi i procesit të integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

Hasani shprehu falenderimet e tij për mbështetjen dhe angazhimin e vendeve të këtij formati në afrimin e rajonit me BE-në, duke nënvizuar se falë përpjekjeve të përbashkëta, Shqipëria arriti të hapë Grupkapitullin e Parë të negociatave të anëtarësimit – “Themeloret”. Sipas ministrit Hasani, kjo arritje është një rezultat i rëndësishëm i bashkëpunimit dhe mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtarë.

Ai nënvizoi rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të praktikave të komunikimit dhe bashkëpunimit të këtij formati dhe propozoi krijimin e mekanizmave të rinj, për diskutime të rregullta në nivel drejtorësh politikë, për të thelluar më tej bashkëpunimin dhe përpjekjet për integrimin e rajonit në BE.

“Shqipëria ka hyrë në një fazë të avancuar të procesit të anëtarësimit dhe është e nevojshme të ruhet ritmi dhe të shtohen përpjekjet për integrimin gradual, që nënkupton ndër të tjera edhe pjesëmarrjen graduale në formatet, mekanizmat dhe institucionet e Bashkimit Europian. Ky proces do të mundësojë një lidhje më të ngushtë dhe një linjëzim më të mirë të politikave të Shqipërisë me ato të BE-së” tha ministri Hasani.

Nga ana e përfaqësuesve të vendeve të formatit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” u shpreh angazhimi për të ofruar mbështetje të vazhdueshme në realizimin e objektivit të përbashkët gjeostrategjik – integrimin e plotë të rajonit në Bashkimin Evropian. Ata vlerësuan rëndësinë e këtij formati dhe shprehën gatishmërinë për të kontribuar më tej në këtë proces.

(ATSH)

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…