Musabelliu: Të angazhuar të përmirësojmë më shumë klimën e biznesit

Sondazhi i fundit mbi klimën e biznesit në Shqipëri, tregon përmirësim të dukshëm krahasuar me vitin 2023.


Sondazhi i fundit mbi klimën e biznesit në Shqipëri, tregon përmirësim të dukshëm krahasuar me vitin 2023.

Zv.ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Enkelejd Musabelliu, mori pjesë në eventin e mbajtur në Tiranë, për prezantimin e sondazhit mbi klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2024.

Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA), Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri, Confindustria Albania dhe Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri, publikuan rezultatet e sondazhit të fundit mbi klimën e biznesit në vend, ku rezultatet tregojnë perceptime pozitive në disa drejtime krahasuar me vitin 2023, duke shënuar:

Rënie të nivelit të perceptimit të korrupsionit; Rënie të informalitetit; Përmirësim në nivelin transparencës së qeverisë; Rritje të efikasitetit në zbatimin e ligjit.

Musabelliu tha se, “pavarësisht këtij përmirësimi të dukshëm, kemi ende shumë për të bërë”.

“Jemi të vendosur për të vijuar më tej dialogun dhe koordinimin me biznesin e huaj dhe vendas, për të njohur e adresuar më mirë nevojat e tyre, duke përmirësuar akoma edhe më shumë klimën e biznesit në Shqipëri”, theksoi Musabelliu.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.