Qose takon Abbott: Synojmë komunikimin me videokonferencë të burgjeve me gjykatat

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott u prit sot në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve nga drejtori i këtij institucioni, Klevis Qose


Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott u prit sot në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve nga drejtori i këtij institucioni Klevis Qose me të cilin bisedoi në bashkëpunimin e deritanishëm dhe perspektivat për përmirësimin e mëtejshëm të sistemit penitenciar shqiptar.

Gjatë takimit, u theksua roli i rëndësishëm që mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar ka pasur në avancimin e sistemit penitenciar në vendin tonë, veçanërisht në përmirësimin e infrastrukturës, logjistikës dhe burimeve njerëzore.

Ndër çështjet e diskutuara ishin projektet e reja që synojnë modernizimin e sistemit, duke përfshirë implementimin e sistemeve të komunikimit virtual, si videokonferencat mes institucioneve penitenciare dhe gjykatave. Ky projekt do të ndihmojë në rritjen e sigurisë, uljen e kostove dhe lehtësimin e proceseve gjyqësore.

Në takim, Qose vlerësoi gjithashtu përparimin e sistemit penitenciar shqiptar drejt një modeli modern, i cili jo vetëm garanton sigurinë, por gjithashtu fokusohet në rehabilitimin dhe riintegrimin e të dënuarve në shoqëri.

“Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar ka sjellë ndryshime të prekshme për sistemin tonë penitenciar. Ky partneritet është një dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta për të ndërtuar një sistem të sigurt,” u shpreh Qose.

Ambasadori Abbott, nga ana e tij, konfirmoi angazhimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur financiarisht në këtë proces. Ai vlerësoi masat dhe reformat që po zbatohen, duke nënvizuar rëndësinë e partneritetit dypalësh në arritjen e rezultateve të qëndrueshme.

Ky takim përforcoi angazhimin e ndërsjellë për të forcuar më tej bashkëpunimin në interes të përmirësimit të sistemit penitenciar dhe të respektimit të të drejtave të njeriut. (ATSH)

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.