
Rama: Gjuha shqipe do të jetë një ndër gjuhët më të rralla të BE-së
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, gjuha shqipe shumë shpejt do të jetë një gjuhë zyrtare e Bashkimit Evropian, duke iu referuar hapjes së negociatave dhe synimit të pranimit të vendit brenda vitit 2030.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, gjuha shqipe shumë shpejt do të jetë një gjuhë zyrtare e Bashkimit Evropian, duke iu referuar hapjes së negociatave dhe synimit të pranimit të vendit brenda vitit 2030.
Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar për gjuhën shqipe, “Sfidat e Gjuhës Shqipe në shekullin XXI” Rama u shpreh se, “sot ky Kuvend Kombëtar i Gjuhës Shqipe, i cili mund të duket modest në formatin e vet, por është përmbajtësor për disa arsye të rëndësishme në përvjetorin e 116-të të ditës së miratimit të Alfabetit të Shqipes në Kongresin e Manastirit, lidhet dhe me një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm që është një moment ku shqipja bëhet faktikisht edhe përmes kësaj date të veçantë një përkatësi e përbashkët e gjithëve”.
Rama theksoi se gjuha shqipe do të jetë një ndër gjuhët më të rralla të BE-së.
“Një përkatësi që është e jona, që askush nuk na e heq dot dhe nga nga askush tjetër nuk vjen kërcënimi përveç se nga vetvetja lidhur me këtë përkatësi, por shumë shpejt do të jetë edhe një gjuhë zyrtare e Bashkimit Evropian, ku në mos gjuha më e lashtë e familjes së kombeve evropiane, shqipja me siguri do të rreshtohet ndër më të rrallat dhe më të veçantat e gjuhëve të Bashkimit Evropian”, tha Rama.
(ATSH)