Marrëveshje bashkëpunimi me Serbinë, Çela: Sigurojmë turizëm të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Zana Çela dhe Drejtoresha e Organizatës Kombëtare të Turizmit të Serbisë Marija Labovic kanë nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi. Marrëveshja u nënshkrua gjatë një ceremonie të posaçme në Panairin e Verës në Beograd.


Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Zana Çela dhe Drejtoresha e Organizatës Kombëtare të Turizmit të Serbisë Marija Labovic kanë nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi. Marrëveshja u nënshkrua gjatë një ceremonie të posaçme në Panairin e Verës në Beograd.

Në deklaratën e saj për mediat, Drejtoresha e Përgjithshme e AKT-së nënvizoi se: “Ne kemi rënë dakord të punojmë së bashku për të siguruar turizëm të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit në zonat malore dhe parqet kombëtare. Në aspektet kryesore të këtij memorandumi, të dyja agjencitë tona të turizmit do të zhvillojnë dhe promovojnë produkte turistike për turistët shqiptarë dhe serbë”- tha Çela.

Çela bëri me dije se drejtimet kryesore të këtij memorandumi do të jenë: Ndarja e informacionit dhe ngjarjeve; Shkëmbimi i informacionit në lidhje me ngjarjet e promovimit të turizmit (ekspozita, panaire, seminare etj.)

Marketingu dhe Reklamimi; Shkëmbimi i përvojës në zbatimin e strategjive të marketingut; Shkëmbimi i statistikave të turizmit. Përmirësimi i cilësisë; Shkëmbimi i përvojës në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe infrastrukturës në turizëm”.- nënvizon Çela.

Drejtime të tjera të rëndësishme po ashtu sipas Çelës do të jenë: Media dhe Komunikimi; Shkëmbim përfaqësues të mediave dhe udhëtime informuese. Bashkëpunime në Projekte; Projektet e shkëmbimit të financuara nga Bashkimi Evropian për politikën e gjelbër dhe turizmin.

Edukimi dhe zhvillimi profesional;Vendosja e kontakteve me institucionet arsimore të angazhuara në trajnimin e stafit profesional. Rrjetëzimi dhe Partneritetet; Vendosja e kontakteve me organizata të ndryshme dhe kompani që operojnë në fushën e turizmit në dy vendet tona”- tha Çela.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.