Dumani: Një numër i madh prokurorësh e gjyqtarësh në ndjekje penale

Drejtuesi i SPAK shprehu gatishmërinë e institucionit për të bashkëpunuar me shoqërinë civile, si një mënyrë edhe për përmirësimin e performancës së hetimeve të SPAK.


Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani gjatë një konference të përbashkët me Shoqërinë Civile, mbi arritjet, sfidat e procesit të vetingut, dhe lufta kundër korrupsionit, tha se një numër i madh subjektesh, gjyqtarë e prokurorë, janë marrë në ndjekje penale nga SPAK.

“Sot që flasim SPAK ka marrë në ndjekje penale gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, gjyqtarë të Gjykatës së Shkallës së Parë, Prokurorë të përgjithshëm, prokurorë të Shkallës së Parë, oficerë të policisë gjyqësore. Kemi një numër të madh subjektesh për të cilët kemi ushtruar ndjekjen penale për korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë. Do ta bëjmë sa herë të kemi indicie apo të dhëna”- tha Dumani.

Dumani theksoi se shqetësim nuk janë më prokurorët e gjyqtarët shkarkuar, por ato që janë aktualisht në sistem.

“Shqetësimi më i madh nuk janë subjekte e shkarkuara, por janë ata që kanë kaluar këtë proces dhe vazhdojnë të shtrojën profesionin e gjyqtarëve dhe prokurorëve e kudo që janë. Aktualisht janë në sistem dhe ka premise që mund të kryejnë akte korruptive”- tha Dumani.

Kreu i SPAK, bëri me dije se ka aplikuar ligjin anti-mafia për subjekte të shkarkuara nga detyra, ndërsa theksoi se shpesh herë materialet në procesin administrativ të vetingut janë përdorur si indicie për të gjetur provat ne hetimin penal. Me mbylljen e procesit të vetingut, Dumani bëri të ditur se në fund të muajit dhjetor drejtuesi i SPAK do të marrë edhe kompetencat e Komisionerit Publik.

“Në fund të muajit dhjetor drejtues i SPAK merr kompetencat e Komisionerit Publik në KPA. SPAK ka patur raste kur ka aplikuar ligjin anti-mafia për subjektet e shkarkuar nga detyra (përfshi gjyqtarë e prokurore). Materialet në procesin administrativ te vetingut i kemi përdorur si indicie për të gjetur provat ne hetimin penal. Rezultatet e hetimit administrativ janë një bazë e mirë për të gjetur prova tek subjektet e shkarkuar nga vetingu.

Ne nuk kemi qenë të verbër nga organet e vetingut, kemi regjistruar me iniciative hetime kryesisht për veprën penale te korrupsionit. Janë çështje qe i kemi ne hetim dhe jemi te kujdesshëm duke bere filtrime te vendimeve te vetingut”, – tha Dumani.

Drejtuesi i SPAK, Dumani shprehu gatishmërinë e institucionit për të bashkëpunuar me shoqërinë civile, si një mënyrë edhe për përmirësimin e performancës së hetimeve të SPAK.

“SPAK bashkëpunon me shoqërinë civile dhe kam deklaruar se shoqëria civile është e ftuar të bashkëpunojë dhe të kërkojnë informacion nga SPAK për tematika të caktuara. Jemi të vetëdijshëm si tematikat të caktuara analizohen nga shoqëria civile mund të shërbejnë për SPAK në përmirësimin e performancës për këtë tematikë që është analizuar. Shpresoj që në të ardhmen të forcohet edhe më shumë ky bashkëpunim”, tha Dumani.

Burimi: ATSH

Lexo më shumë nga

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…