Çano: Rritje e kapaciteteve të programimit strategjik dhe transparencës së projekteve të huaja

Komisioni për Çështjet Europiane zhvilloi një seancë dëgjimore me Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).


Komisioni për Çështjet Europiane zhvilloi një seancë dëgjimore me Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

Kjo seancë dëgjimore u fokusua mbi mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian për të gjitha projektet buxhetore, si edhe ecurinë e zbatimit të projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian.

Në fjalën e saj, drejtorja e SASPAC, Eridana Çano u shpreh se kjo agjenci është një institucion që në themelin e saj ka proceset koordinuese dhe lehtësuese për mbarëvajtjen e zbatueshmërisë së projekteve të huaja, duke synuar kapitalizimin e suksesit dhe rezultatet konkrete në këtë proces jetik.

“Me mbështetjen e delegacionit evropian dhe asistencës teknike, kemi hedhur hapa të qenësishëm në rritjen e kapaciteteve të programimit strategjik dhe transparencës. Po punojmë ngushtësisht me ekspertët e asistencë teknike për të çuar përpara procese që mbështesin forcimin e vazhdueshëm të transparencës të SASPAC dhe të një plani komunikimi gjithëpërfshirës, i cili targeton jo vetëm institucionet përfituese por edhe publikun e gjerë”, theksoi Çano.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…