Lufta kundër kultivimit të kanabisit, Proda: Objektiv parandalimi i “shtëpive të barit”

Proda tha se është intensifikuar kontrolli i territorit nëpërmjet përdorimit të dronëve, ku për vitin 2024


Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, gjatë konferencës së përbashkët me partnerët e Guardia Di Finanza (GDF-së), mbi rezultatet e luftës kundër kultivimit të kanabisit, tha se gjatë këtij viti policia ka kryer gjithsej 216 280 kontrolle.

Proda tha se është intensifikuar kontrolli i territorit nëpërmjet përdorimit të dronëve, ku për vitin 2024, janë përdorur 51 dronë, duke rritur numrin e këtyre pajisjeve të teknologjisë së fundit, nga 38 që ishin në vitin e kaluar dhe vitet e mëparshme.

Sipas Prodës, në kuadër të monitorimit ajror të territorit, për këtë vit janë kryer 185 orë fluturimi.

“Për vitin 2024 janë marrë dhe trajtuar 5506 informacione policore për kultivimin e bimëve narkotike; Janë ndjekur 103 përgjime parandaluese për subjektet e dyshuara për veprimtari kriminale të kultivimit të bimëve narkotike; Janë referuar dhe ndjekur 119 procedime proaktive me metoda speciale të hetimit kundër kultivimit të bimëve narkotike; Janë evidentuar 35 raste të sekuestrimit të farave të kanabis sativa, për të cilat janë sekuestruar 45 351 fara të bimës kanabis sattiva, nga 8 raste me 16 712 fara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, tha Proda.

Drejtori i Policisë tha se një ndër objektivat e vendosur në fillim të vitit 2024, ka qenë parandalimi dhe goditja e tendencës të shfaqur kohët e fundit, kultivimit të bimëve narkotike në objekte të mbyllura (shtëpi bari) të përshtatura nëpërmjet instalimit të impianteve të posaçme elektrike dhe të ajrimit.

“Nëpërmjet vlerësimit të situatës, marrjes dhe analizimit të informacioneve dhe bashkëpunimit me Institucionin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, gjatë këtij viti u bë e mundur evidentimi i 2 rasteve që në fazën e krijimit të ambientit me llamba dhe goditja e 5 rasteve të kultivimit në ambiente të mbyllura. Gjatë goditjes së tyre janë gjetur dhe asgjësuar 381 bimë narkotike dhe 3040 fidanë në kubikë të kësaj bime. Gjithashtu, janë proceduar penalisht 29 shtetas të implikuar, nga të cilët 18 autorë kultivimi, 9 punonjës të OSHEE-së, 1 kryetar fshati për shpërdorim të detyrës dhe 1 qytetar për moskallëzim të krimit”, tha Proda.

Proda tha se suksesi i viteve të fundit është arritur edhe falë bashkëpunimit të shkëlqyer me partnerët italianë.

Gjatë këtij viti tha Proda, kemi evidentuar 662 vepra penale për kultivimin e bimëve narkotike, nga të cilat 549 janë raste kultivimi dhe 113 procedime proaktive.

“Janë implikuar në këtë veprimtari kriminale 184 shtetas nga të cilët 128 janë ndaluar apo arrestuar në flagrancë; Janë identifikuar dhe asgjësuar 262 409 bimë kanabisi dhe 89 152 fidanë kanabis”, shtoi Proda.

Proda bëri me dije se janë proceduar penalisht 103 zyrtarë vendorë, administratorëve të njësive administrative, kryetarëve të fshatrave dhe inspektorëve të shërbimit pyjor etj., për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Burimi: ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Sistem i posaçëm me Agjencinë e Sigurisë Kibernetike për rastet e dhunës apo bullizmit online

Kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilluan me një përfaqësi prindërish që drejtojnë Këshillat e Prindërve…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Sistem i posaçëm me Agjencinë e Sigurisë Kibernetike për rastet e dhunës apo bullizmit online

Kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilluan me një përfaqësi prindërish që drejtojnë Këshillat e Prindërve…