Pirdeni: 153 vende vakante në Administratën Publike, thirrje studentëve të ekselencës për aplikime

Këtë vit janë 463 të rinj që kanë nisur praktikën pranë administratës publike, njësive të vetëqeverisjes vendore dhe institucioneve të tjera të pavarura.


Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni tha sot se plot 153 vende vakante janë hapur tashmë në Administratën Publike. Ministrja u shpreh se është hapur thirrja për studentët e ekselencës, që mund të aplikojnë për këto pozicione vakante.

“Nëse ke përfunduar studimet universitare në ciklin e parë ose të dytë të arsimit të lartë me mesatare të ponderuar 9.00 – 10.00 ose ekuivalent me të dhe je diplomuar duke filluar nga viti 2022 e në vijim, mund të aplikosh për t’u bërë pjesë e programit që po transformon administratën tonë publike!

Mundësi punësimi me kontratë të përkohshme 1-vjeçare në pozicione specialist dhe të barasvlershëm në institucionet e administratës shtetërore në të gjithë vendin”, u shpreh Pirdeni në një postim në rrjetet sociale.

Përfshirja e të rinjve në ndërveprim të plotë me punonjësit brenda administratës publike ndikon pozitivisht në zhvillimin e aftësive profesionale të praktikantëve, si dhe forcon lidhjen e tyre me administratën duke e njohur atë më mirë, e rrjedhimisht duke çelur ura të reja kontributesh për administratën europiane që duam.

Këtë vit janë 463 të rinj që kanë nisur praktikën pranë administratës publike, njësive të vetëqeverisjes vendore dhe institucioneve të tjera të pavarura.

Lexo më shumë nga

Rama publikon risitë për mandatin e katërt: Paqe fiskale të negociuar me biznesin

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama në prezantimin sot të programit qeverisës “Shqipëria 2030”, deklaroi se edhe në mandatin…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama publikon risitë për mandatin e katërt: Paqe fiskale të negociuar me biznesin

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama në prezantimin sot të programit qeverisës “Shqipëria 2030”, deklaroi se edhe në mandatin…