Rama: Kontroll digjital në hyrje të shkollave, zbatim strikt i rregullit për ndalimin e celularëve

Kryeministri Edi Rama njoftoi për rritjen e sigurisë në shkolla do të aplikohet edhe vendosja e kontrollit digjital në të gjitha hyrjet dhe daljet nga shkolla për çdo lloj mjeti metalik ose telefon.


Kryeministri Edi Rama njoftoi për rritjen e sigurisë në shkolla do të aplikohet edhe vendosja e kontrollit digjital në të gjitha hyrjet dhe daljet nga shkolla për çdo lloj mjeti metalik ose telefon.

Gjatë konsultimit me një përfaqësi prindërish që drejtojnë Këshillat e Prindërve dhe anëtarë të këshillave në shkolla të ndryshme të Tiranës, Rama u shpreh se kontrolli digjital do të shërbejë për të evidentuar çdo lloj gjëje tjetër që fëmijët mund të kenë nëpër xhepa apo nëpër çanta.

Rama nënvizoi rëndësinë e zbatimit strikt të rregullit të vendosur të ndalimit të celularëve në shkollë, por që nuk mund të thuhet se zbatohet në mënyrë strikte.

Por Rama tha se problemi është më i gjerë sesa thjeshtë çfarë ndodh brenda mureve të shkollës.

“Ky problem është shumë përtej policisë, nuk është thjeshtë çështje policie dhe mbi të gjitha ky problem është jo vetëm brenda mureve të shtëpisë, që të gjithë ata që kanë fëmijë në një moshë para adoleshencës apo në adoleshencë e dinë shumë mirë se çfarë lloj beteje është me ato mrrokllat, as vetëm brenda mureve të shkollës, por edhe në hapësirën mes të dyjave, në të gjithë ndërveprimet e tjera mes të dyjave dhe s’dua të zgjatem më shumë që t’ju them që vetëm sikur për një moment të imagjinonim që atmosfera e mbingarkuar, me gjuhë të egër, me sjellje të egër, që përcillet përmes kanaleve mediatike të zbutej, të ishte një zbutje e përgjithshme. Por këtë s’është se e kemi shumë në dorë dhe nuk e di se çfarë ilaçi ka”, u shpreh kryeministri.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Një analizë e progresit ekonomik të Kinës përpara sfidave të brendshme dhe ndërkombëtare

Byroja Kombëtare e Statistikave e Kinës publikoi një komunikatë për performancën e ekonomisë kineze përgjatë vitit 2024, që ishte edhe…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Një analizë e progresit ekonomik të Kinës përpara sfidave të brendshme dhe ndërkombëtare

Byroja Kombëtare e Statistikave e Kinës publikoi një komunikatë për performancën e ekonomisë kineze përgjatë vitit 2024, që ishte edhe…