Rama: Marrëveshje me Emiratet Arabe për monitorimin me kamera të shkollave

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se është drejt finalizimit marrëveshja me Emiratet e Bashkuara Arabe për monitorimin me kamera të shkollave.


Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se është drejt finalizimit marrëveshja me Emiratet e Bashkuara Arabe për monitorimin me kamera të shkollave.

Gjatë konsultimit publik me prindërit e shkollës “Sami Frashëri” në kryeqytet për kufizimin apo ndalimin e platformave Tik-Tok apo dhe Snapchat, Rama u ndal te masat që po merr qeveria për të garantuar sigurinë në shkolla.

“Ne kemi një projekt që e kemi filluar prej afro 1 viti dhe po e finalizojmë si projekt tani, besoj se deri në fund të dhjetorit firmosim marrëveshjen. Bëhet fjalë për një sistem komplet të ri të monitorimit të shkollave me teknologji dhe nga ana tjetër një financim të konsiderueshëm që do ta marrim në marrëveshje me qeverinë e Emirateve të Bashkuara”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se bëhet fjalë për një sistem të testuar dhe provuar më së miri në Emiratet e Bashkuara me rezultate të jashtëzakonshme që mundësojnë ndjekjen në kohë reale me kamera të gjithë procesit mësimor dhe gjithë jetës brenda mureve të oborrit të shkollës.

“Çdo prind, në çdo kohë mund të ketë akses për të parë fëmijën, klasën, aktivitetin, mësuesin, duke thjeshtë bërë një kërkesë pranë shkollës dhe çdo lloj situate jashtë disiplinës mësimore është e regjistruar. Rezultatet e atij sistemi janë nxjerrë nga një ndjekje që i është bërë atje punës së sistemit dhe gjithë ndryshimeve që ka sjellë vendosja e sistemit dhe faktikisht ka një rënie drastike të rasteve të bullizmit, të rasteve të dhunës, e kështu me radhë”, u shpreh Rama.

Lexo më shumë nga

Shqipëri – Zvicër, bashkëpunim për aftësimin dhe punësimin e të rinjve

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja si dhe ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, firmosën sot në…

Global 360

Ahmad al-Sharaa emërohet zyrtarisht president i Sirisë

Administrata gjithashtu autorizoi al-Sharaa të krijojë një këshill të përkohshëm legjislativ për të mbikëqyrur qeverisjen derisa të miratohet dhe zbatohet…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëri – Zvicër, bashkëpunim për aftësimin dhe punësimin e të rinjve

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja si dhe ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, firmosën sot në…