Rama: Shkollat e riedukimit nuk janë zgjidhje

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konsultim me një përfaqësi prindërish që drejtojnë Këshillat e Prindërve dhe anëtarë të këshillave në shkolla të ndryshme të Tiranës


Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konsultim me një përfaqësi prindërish që drejtojnë Këshillat e Prindërve dhe anëtarë të këshillave në shkolla të ndryshme të Tiranës, ku u rrahën mendime mbi problematika të ndryshme të nxënësve në shkolla.

Një rast i shtruar për diskutim nga një mësuese ishte dhe ai i nxënësve problematikë në sjellje, të cilët nuk ndryshojnë dhe kthehen edhe në rrezik, me gjithë përpjekjet e mësuesve, prindërve apo oficerit të sigurisë.

Pyetjes nëse duhet të konsiderohen shkollat e riedukimit, Kryeministri zgjodhi t’i përgjigjej me një opinion personal, ndërsa u shpreh se për këtë duhet të flasin ekspertët.

“Çdo shkëputje e këtyre lloj fëmijëve, që kanë arsyet e tyre për të qenë ashtu, t’i shkëpusësh e t’i bashkosh bashkë si drurë të shtrembër në një turrë diku, duke i stigmatizuar si ‘dele të zeza’, nuk sjell as çlirimin e shkollave që i kanë plotësisht”, tha Rama.

Kjo, sipas tij, as nuk i bën ata më të mirë.

“Përkundrazi, kam frikë se më shumë i traumatizon dhe i fut në një labrinth që rrit kapacitetin kriminal. Kështu them unë, por nuk këmbëngul që mund të jetë kështu, se ka studime për këtë”, u shpreh Rama.

Lexo më shumë nga

Një analizë e progresit ekonomik të Kinës përpara sfidave të brendshme dhe ndërkombëtare

Byroja Kombëtare e Statistikave e Kinës publikoi një komunikatë për performancën e ekonomisë kineze përgjatë vitit 2024, që ishte edhe…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Një analizë e progresit ekonomik të Kinës përpara sfidave të brendshme dhe ndërkombëtare

Byroja Kombëtare e Statistikave e Kinës publikoi një komunikatë për performancën e ekonomisë kineze përgjatë vitit 2024, që ishte edhe…