Rama: Sistem i posaçëm me Agjencinë e Sigurisë Kibernetike për rastet e dhunës apo bullizmit online

Kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilluan me një përfaqësi prindërish që drejtojnë Këshillat e Prindërve dhe anëtarë të këshillave në shkolla të ndryshme të Tiranës.


Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se tashmë është ngritur një sistem ndërveprimi për adresimin e rasteve të dhunës apo bullizmit në shkolla dhe vetëm në periudhën 2023-2024 janë raportuar 2030 raste dhune apo bullizmi në të gjitha shkollat e vendit.

Kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilluan me një përfaqësi prindërish që drejtojnë Këshillat e Prindërve dhe anëtarë të këshillave në shkolla të ndryshme të Tiranës, në shkollën “Sami Frashëri”, konsultim publik për kufizimin apo ndalimin e platformave TikTok apo dhe Snapchat.

“Çka po diskutojmë dhe e gjithë problematika që lidhet me shqetësimin e provokuar nga një tragjedi, nuk është një diskutim që ne na gjen të papërgatitur apo na gjen në kushtet kur kemi menduar të bëjmë ca gjëra, por akoma nuk kemi nisur t’i bëjmë. Aspak! Ne jemi sot në kushtet kur një proces i tërë ndryshimi jo vetëm në aspektin e infrastrukturës fizike të shkollave, por në të gjitha aspektet ka nisur prej shumë kohësh”, u shpreh Rama.

Kryeministri nënvizoi një element me të cilin është punuar shumë në periudhën sidomos 2023-2024, që është elementi i ndërveprimit lidhur me rastet e dhunës dhe të bullizmit në shkolla.

“Kemi praktikisht 2030 raste të raportuara, ka pasur më shumë, por këto 2030 janë të raportuara dhe të cilësuara si raste problematike të dhunës apo bullizmit. Në 78% të rasteve është bërë njoftimi i prindërve drejtpërdrejt sipas karakteristikave të rasteve. Në 20% të rasteve është bërë njoftimi i Policisë dhe në 2% kanë qenë raste të lidhura me ambulancë dhe urgjencë”, tha Rama.

Po ashtu, Kryeministri informoi se është ngritur një sistem i posaçëm me Agjencinë e Sigurisë Kibernetike për rastet e dhunës apo bullizmit online.

“Edhe aty kemi numra të raportuar dhe ndërveprime që kanë adresuar një pjesë të caktuar të problemit”, tha Rama.

Lexo më shumë nga

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.